Gjuriq: Pas nesh është edhe një vit tjetër i forcimit të reputacionit ndërkombëtar të Serbisë
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, vlerësoi sot se pas nesh është edhe një vit tjetër i forcimit të reputacionit ndërkombëtar të Serbisë, i rritjes së vazhdueshme ekonomike, i projekteve të reja infrastrukturore dhe investimeve, por edhe një vit përballjesh dhe sfidash në arenën e brendshme dhe ndërkombëtare.
“Në çastet kur viti i vjetër ia lë vendin të riut, bëjmë një bilanc të asaj që kemi arritur dhe realizuar, por gjithashtu, me shumë shpresë dhe entuziazëm, bëjmë plane dhe presim me padurim mundësitë e shumta që do të hapen në 365 ditët e ardhshme. Pas nesh është edhe një vit tjetër i forcimit të reputacionit ndërkombëtar të Serbisë, i rritjes së vazhdueshme ekonomike, i projekteve të reja infrastrukturore dhe investimeve, por edhe një vit përballjesh dhe sfidash në arenën e brendshme dhe ndërkombëtare”, thuhet në urimin e Gjuriqit me rastin e festave të Vitit të Ri.
Ai u uroi që në vitin e ri 2026 të gjithë, siç tha, të hyjnë më seriozë dhe më të përgjegjshëm, më të fortë dhe më të mençur, si dhe më të pasur me njohuri dhe aftësi që do t’i sigurojnë Serbisë përparim të mëtejshëm, stabilitet, zhvillim dhe rezultate konkrete në planin e jashtëm dhe të brendshëm.
“U uroj të gjithë qytetarëve të Serbisë dhe popullit tonë në diasporë një Vit të Ri të lumtur, me urimet më të mira për shëndet, mirëqenie dhe sukses personal”, shkroi Gjuriq në Instagram.
0 komentet