Gjuriq rreth shtyrjes së zbatimit të rregullores së BQK: Kurti në këtë mënyrë kërkon të trazojë
Ambasadori i Sërbisë në SHBA Marko Gjuriq ka thënë mbrëmjen e sotme me rastin e shtyrjes së zbatimit të rregullores së Bankës Qëndrore të Kosovës se nuk beson se Albin Kurti përmes kësaj lëvizjeje ndërkohë që gjërat në terren nuk ndryshojnë, përjetohet si tentativë tjetër manipulative dhe “tërheqjen“ nga kjo situatë.
"Bashkësitë e para me emrin e Albin Kurtit, për mua mbeten mosbesimi, gënjeshtra, presionet ndaj sërbëve që ai ka ushtruar që kur ka marrë detyrën, para gati tri vitesh. Unë nuk i besoj atij dhe derisa të shikojmë se diçka ka ndryshuar në terren, këtë e përjetoj si tentativë manipulative dhe dalje nga situata e vështirë në të cilën u gjend”, tha Gjuriq për Tanjug.
Ai ka thënë se Kurti tani duhet që në këtë mënyrë të “trazojë” për faktin se Sërbia lançoi qasje të suksesshme dhe ofensivë të suksesshme që Kurtin e vendosi në situatë që duhet të justifikohet dhe të gjejë mënyrën për të ulur presionin ndaj vetes dhe palës së tij.
“Për ne kjo nuk mjafton, por është e nevojshme që gjërat në terren të ndryshojnë konkretisht për mirë, që ai të ndalojë pengimin e funksionimit të shkollave sërbe, spitaleve e të gjitha shërbimeve elementare që i bëjnë njerëzit në Kosovë dhe Metohi të vuajnë për shkak të këtij presioni” vuri në dukje ambasadori Gjuriq.
Ky i fundit tha se Kurti dhe në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tentoi të mashtronte opinionin ndërkombëtar që Kosova është mjedis multietnik, demokratik dhe "Zoti e di sesa” mjedis tolerant, ndërsa qëllimi i kësaj mase, është përmirësimi i jetës së qytetarëve.
Përveç kësaj, thotë ai, Kurti gënjeu me pretendimin e shtyrjes së vendimit për një muaj, ndërsa në praktikë forcat speciale ndaluan transportin e parave që Sërbia ka siguruar për sërbët në Kosovë.
"Presidenti Aleksandar Vuçiq demaskoi këto gënjeshtra në KB, ngriti çështjen se përse transporti i parave që ndërmerr kompania britanike e liçensuar ’Henderson’, u ndalua, kjo është arsyeja se përse nuk mund të furnizohen spitalet dhe shkollat dhe vuri në dukje pretendimet absurde të Kurtit se ne transferojmë para në disa thasë në K&M, ndonëse kompania britanike në mënyrë legale ushtron transportin e dinarëve, valutë që është mjeti i vetëm legjitim i pagesës në territorin e Sërbisë”, theksoi Gjuriq.
Ky i fundit konstaton se Kurti në fakt tenton të ndërmarrë process, synimi i të cilës është të afirmojë pozitën e tij për çështjen e pavarësisë së Kosovës, pa u bazuar se për shkak të terrorit të tij etnonacionalist, spitalet kanë mbetur pa ilaçe, 69.000 përfitues pa rroga e pensione, studentë pa bursë, 256 shkolla…
“Të gjitha këtyre Kurti i vendosi drynin. Ne theksuam qartë para bashkësisë ndërkombëtare. Vuçiq ndërmori iniciativën për të thirrur seancën urgjente të Këshillit të Sigurimit, drita u ndez, komunitetit ndërkombëtar i’u tregua atë se çfarë bën Kurti, pasi seanca u mbajt, ndonëse disa në Beograd tentuan të thoshnin se Sërbia dhe Vuçiq kurrë nuk do të ndërmarrin iniciativën për mbajtjen e saj. Séanca u mbajt me sukses pasi Kurti u gjend në situatë të palakmueshme gjë që e bëri të tentonte, unë besoj gënjeshtërsisht, të tregonte se diçka po bën që kjo të ndryshojë” ka thënë Gjuriq.
Ky i fundit sërish tha se 13 nga 15 vende anëtare të KS të KB ose shprehën shqetësimin ose dënuan lëvizjet e Kurtit, gjë që, kujton ai, nuk ka ndodhur qysh prej vitit 1999, pasi “qëndrimi” përherë ka qenë në linjë me vendet që e njohin dhe ato që nuk e njohin Kosovën, pra ato që e njohin, përherë pa kushte e kanë përkrahur Prishtinën dhe ata që nuk e njohin Kosovën kanë qenë në anën e Sërbisë.
“Tani ata kufij, për tmerrin e Kurtit, janë mjegulluar. Patëm dënim të qartë të veprimeve të tij, nga shumë vende që e njohin Kosovën, si Franca, Malta, madje dhe SHBA ku ambasadorja tha qartë se lëvizjet e pakoordinuara që dëmtojnë komunitetin sërb nuk duhet të zbatohen, por të tërhiqen”, konstatoi ambasadori i Sërbisë.
Seanca e KS të KB, tha ai, ishte ditë e mirë për të ekspozuar atë që Kurti po u bën sërbëve në Kosovë dhe ditë e mirë për të dëgjuar të vërtetën rreth asaj se në çfarë po e kthen Kosovën rregjimi i Kurtit.
“Vuçiq kujtoi se shumica dërrmuese e vendeve e njohin integritetin territorial të Sërbisë, përfshirë K&M. Kur vendosni numrat dhe shikoni se 109 apo 110 anëtarë të KB mbështesin Sërbinë, çka është shumica e njerëzimit, kjo krijon momentum që na lehtëson për të luftuar për pozicionin tonë”, ka thënë Gjuriq.
Për njoftimin e presidentit Vuçiq se do të kthehej në Sërbi dhe do të merrte post të rëndësishëm në vend, Gjuriq tha se ishte i nderuar dhe krenar që ka qenë pjesë e ekipit të Vuçiqit deri më tani dhe se është i gatshëm të punojë me shumë entuziazëm, duke i’a kujtuar se atij gjithësesi i përfundon mandati katërvjeçar në SHBA.
"Pa patur lidhje për këtë se si do të shpaloset lëmshi i figurës kombinatorikës, së shpejti duhet të kthehem në Sërbi. Sigurisht, është nder për mua që patëm mundësinë dhe arritëm që në Amerikë të ngremë profilin e Sërbisë, të krijojmë infrastrukturë më të mirë politike për përfaqësimin e Sërbisë” ka thënë Gjuriq duke përmendur godinën e re të Ambasadës, jo shumë larg Shtëpisë së Bardhë, në pronësi të përhershme të shtetit, në rezidencën e re, dy herë më të madhe se e grupit sërb, themelimin e Këshillit të Biznesit Sërbo-Amerikan, i cili mbledh kompanitë më të mëdha...
“Kemi vënë në lëvizje sërbët në SHBA. Në gjashtë muajt e fundit kemi mbajtur tre konferenca të rëndësishme, mblodhëm sërbët nga mbarë Amerika, I vendosëm në lëvizje, të jenë të angazhuar ndaj kongresmenëve të tyre, senatorëve, guvernatorëve nga shtetet e tyre federale….Kjo në planin afatmesëm e sigurisht në atë afatgjat, krijon kushte pakrahasueshmërisht më të mira që interesi sërb këtu të ruhet dhe të mbrohet. Shpreh bindjen se puna do të vazhdojë, sepse është interes strategjik" ka thënë Gjuriq.
Rreth funksionit konkret ai thotë se këtë e vendosin organet më të larta shtetërore e partiake.
"Sot jam i koncentruar në ngjarjen gala në rezidencë, ku do të pres disa qindra të ftuar, kongresmenë, gjeneralë, Gabriel Eskobarin, Kristofer Hill, liderë të diasporës sërbe. Dëshirojmë të festojmë Ditën e shtetësisë sërbe. Shtetësia moderne sërbe e vjetër prej dy shekujsh, por shtetësia sërbe në përgjithësi shkon prapa mijëra vite në histori dhe ne dëshirojmë që kulturën, traditën dhe trashëgiminë tonë t’a ndajmë në mënyrën më të mirë të mundshme me publikun në Uashington”, ka thënë ambasadori Gjuriq.
0 komentet