Gjuriq: Temë e rëndësishme në Benin do jetë dhe Kosova, do kërkoj mbështetje për Sërbinë për këtë çështje

Marko Đurić
Burim: Kosovo Online

Ministri i punëve të jashtme të Sërbisë Marko Gjuriq është shprehur në ditën e parë të vizitës në Benin, se Beogradi miqësinë me vendet afrikane e shikon si një prej shanceve të veta kyçe dhe tha se një prej temave në takime me zyrtarët e Beninit do të jetë dhe Kosova, pra gjithçka që ndodh në Kosovë, ndaj dhe do të kërkojë mbështetje për Sërbinë për këtë çështje.

 

Gjuriq i cili është shefi i parë i diplomacisë sërbe që viziton Beninin, tha se është nder i madh për të që në orët e para të vizitës së tij, pati takime domethënëse me ministrin e mbrojtjes, kulturës e turizmit duke shtuar se pret takim dhe me ministrin e sporteve.

“Do të merremi sot me konsultime gjithëpërfshirëse me përfaqësues të parlamentit, me udhëheqjen më të lartë të vendit dhe nesër gjatë ditës na presin dhe konsultime politike në nivel ministrash të jashtëm, si dhe darkë zyrtare që organizohet për delegacionin e Sërbisë”, tha Gjuriq.

Ky i fundit tha se qëllimi i vizitës është thellimi i partneritetit dhe miqësisë së Sërbisë me Beninin, por edhe thellimi i pranisë së Sërbisë në Afrikën Perëndimore.

"Sërbia i shikon miqësisht popujt afrikanë, si një nga mundësitë e saj kryesore të zhvillimit. Ky është kontinenti që në vitet e ardhshme, do të shënojë rritjen më të lartë ekonomike dhe demografike në planet. Kushdo që merr pozicione këtu në kohë, do të sigurojë që shkencëtarët, fabrikat dhe institucionet e saj të kenë partnerë në të ardhmen", tha ministri Gjuriq.

Ai nënvizoi se Sërbia është partnere kualitative dhe e barabartë për popujt e Afrikës e cila nuk vendos kushte politike.

Kujtoi se Sërbia, qysh nga koha e Josip Broz Titos dhe mosangazhimit, nisi të udhëheqë politikë mbështetjeje dhe bashkëpunimi me popujt e Afrikës.

“Sot mund të them se Sërbia me në krye presidentin Aleksandar Vuçiq, pikërisht në Afrikë njihet si një ndër fushat në të cilën vendi ynë mund të arrijë avantazh krahasues në raport me vendet e tjera europiane, të ofrojë kontribut në rritjen dhe zhvillimin tonë të shpejtë ekonomik”, tha Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe tha se nga Benini do të kërkojë mbështetje për tema kyçe në lidhje me interesat kombëtare të Sërbisë.

“Për Kosovën e Metohinë. Sigurisht që me bashkëbiseduesit në Benin do të bisedoj për Kosovën e Metohinë, për rëndësinë e krahinës sonë jugore dhe gjithçka që ndodh aty. Do të kërkojmë mbështetje për këtë temë” ka qenë i qartë Gjuriq.

Ministri tha se Benini do të jetë mes 130 vendeve pjesmarrëse në Panairin Ekspo në Beograd.

“Përshëndesim pjesmarrjen e Beninit në panairin Ekspo 2027 në Beograd. Delegacioni i tyre ka qenë prezent në takimin përgatitor në Beograd para disa javësh dhe mendojmë se me kulturën e vet, historinë e mrekullueshme, me njerëz të guximshëm dhe të çmueshëm mund të prezantohen në Sërbi trashëgiminë e tyre të mrekullueshme”, sqaroi Gjuriq.

Shefi i diplomacisë sërbe tha se Sërbia është krenare që është ndër vendet që luftuan kundër kolonializmit dekada më parë, çka sot udhëheq një politikë të jashtme shumëvektoriale që i shikon popujt dhe shtetet e kontinentit afrikan si partnerë të barabartë me të cilët do të ndërtojë të ardhmen, ashtu sikurse bën me vendet dhe popujt europianë.