Gjuriqi: Kurti donte t'i poshtëronte serbët e Kosovës me një lojë jodemokratike
Ambasadori i Serbisë në SHBA, Marko Gjuriqi, ka vlerësuar se Albin Kurti dëshiroi t'i poshtërojë serbët e Kosovës duke e emëruar Nenad Rashiqin në postin e Ministrit për komunitete dhe kthim.
“Sot ishim dëshmitarë të një hapi tjetër përshkallëzues dhe destabilizues nga qeveria e zotit Albin Kurti. Emërimi i Nenad Rashiqit në postin e Ministrit për komunitete dhe kthim i tij për të poshtëruar serbët e Kosovës shënon të gjithë parametrat e një lojë jodemokratike, të prapambetur dhe në fund të fundit antishqiptare dhe mosrespektimi i plotë e sundimit të ligjit. Kuptohet që është kundër interesave serbe, më të gjera shqiptare, amerikane dhe evropiane", ka shkruar Gjuriq në Twitter.
Ai i uroi Kurtit fat në “përsëritjen e politikave të dështuara të rajonit nga tre dekada më parë”.
"Në rastin tonë, na bëri që t'ju kemi në anën tjetër të tryezës së negociatave. Kush e di se ku mund t'u
çojë politika juaj? Mezi pres ta shoh," ka shkruar Gjuriq.
komentet