Gogiq: Të gjitha partitë shqiptare janë reaktive në raport me dialogun, përmbushin diçka vetëm kur u duhet

Ognjen Gogić
Burim: Kosovo Online

Tema e dialogut me Beogradin, asnjë partie në Prishtinë nuk u sjell pikë politike dhe askush në Kosovë nuk do të fitojë vota nëse thotë se do të jetë maksimalisht akomodues në dialog, për të cilën kjo temë nuk do të gjendet në tryezë gjatë negociatave të partive për formimin e institucioneve, beson politologu Ognjen Gogiq.

"Vlen e kundërta, kur dikush tregon qëndrim të palëkundur, si Kurti, ai shpërblehet nga zgjedhësit për këtë. Kështu që opozita në përgjithësi nuk duhet të deklarohet rreth asaj për rastin e bisedimeve për formimin e institucioneve. As gjatë fushatës nuk duhej t’a bënte, ndërsa tani nuk ka arsye", vlerëson Gogiq për Kosovo Onlajn.

Ai bën të ditur se pas zgjedhjeve të fundit, është e qartë se opozita aktuale në Kosovë nuk do të marrë përgjegjësi për formimin e institucioneve dhe nuk do të udhëheqë politikë, çka i jep asaj pozicion të rehatshëm që duhet që të deklarohet për çështje të mëdha dhe të vështira sikurse është dialogu me Beogradin.

Sikurse tregon, Kurti dhe opozita negociojnë se në cilat kushte opozita do të mundësonte zgjedhjen e presidentit të Kosovës, dhe opozita sigurisht që nuk do t'i paraqesë Kurtit, si një nga kushtet e veta, zbutje të qëndrimit ndaj Beogradit.

"Opozita nuk ka asnjë përfitim e as logjikë t’i thotë Kurtit, 'ne do t'ju japim kuorumin për zgjedhjen e presidentit dhe do t'ju mundësojmë të konsolidosh pushtetin tënd nën kusht që të zbusësh qëndrimin ndaj Beogradit. Nëse në përgjithësi kanë ndonjë hapësirë ​​negociuese, me gjasa do të kërkojnë diçka për veten, ndonjë lëshim, sikurse të themi, ku u spekulua më herët me disa vende në qeveri", bën të ditur bashkëbiseduesi ynë.

Interesante është se një pjesë e opozitës, kushtëzoi mbështetjen për Kurtin që ai të pranojë kërkesën amerikane për lidhjen me konjeksionin që duhet të furnizojë Kosovën me gaz të lëngshëm. Opozita, sikurse beson, di që Kurti këtë nuk do t’a pranojë, por e përdor në negociata për t'u përcjellë mesazh amerikanëve dhe për t'iu bërë qejfin sepse e dinë se kjo do të shpërblehet nga ana e amerikanëve.

"Nëse ata, le të themi, punonin të njëjtën gjë për Brukselin dhe dialogun, kjo nuk do të shpërblente zgjedhësit shqiptarë, as Unionin Europian, sepse BE ka kusht që të normalizohen marrëdhëniet, por që kjo nuk është diçka që duhet zgjidhur urgjentisht dhe që nuk është subjekt i presionit konstant nga Brukseli. Ky i fundit dikur kërkonte negociata në nivel të ulët, kërkon të arrijë marrëveshje individuale, sikurse është të themi, Ligji për të huajt dhe lehtësirat, por nuk është që tani Kosova është direkt e kushtëzuar çka nuk mund të bëjë hapin tjetër drejt Europës pa normalizim marrëdhëniesh", vlerëson Gogiq.

As për përfitim fondesh nga Plani i Rritjes së BE, shton ai, në këtë moment, nuk është kusht përparimi në dialogun me Beogradin, por veçse reformat e brendshme.

"Çështja e dialogut nuk është diçka urgjente, ndaj partitë duhet të deklarohen për këtë çështje herë pas here. Përgjithësisht, të gjitha partitë shqiptare shkojnë me parimin e të qenit reaktive në raport me dialogun. Ato japin aq sa duhet dhe kur dhe askush nuk do të jetë proaktiv të thotë 'hajde të kënaqim Brukselin e të themi se po heqim dorë nga të gjitha kushtet për bisedime me Beogradin'. Kjo nuk do të shpërblehet", beson ai.

Kushtet rreth dialogut, që Kurti shumë herë i ka theksuar, sikurse bëhet e ditur, kanë lidhje me takimet e nivelit të lartë, me presidentin Vuçiq dhe ndonëse deri tek ai takim nuk është shkuar prej vitesh, dialogu u zhvillua sërish në nivel të ulët në formën e bisedimeve rreth temës së të zhdukurve apo Ligjin për të Huajt.

Opozita, thotë Gogiq, tashmë ka çështje dhe probleme urgjente sesa të mendojë për politikën e Kosovës dhe politikën që Kurti do të udhëheqë ndaj Sërbisë dhe kjo është që të mendojë për mbijetesën e vet.