Grenell: Blinken t’i kërkojë Kurtit lirimin e të burgosurve sërbë

Ričard Grenel i Aljbin Kurti
Burim: Klan Kosova

Ish i dërguari i presidentit amerikan për dialog Riçard Grenell, ka deklaruar se aktet e dhunës së fundmi në Kosovë janë të papranueshme dhe kryeministri Albin Kurti vijon aksionet e njënshme në veri duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare. Në llogarinë e tij në Tviter, Grenell ka shkruar se sekretari amerikan i shtetit Entoni Blinken duhet të kërkojë prej kryeministrit kosovar Albin Kurti lirimin e të burgosurve sërbë të arrestuar përgjatë demonstratave paqësore.

Në serinë e postimeve në Tviter, Grenel ka thënë se Kurti duhet të ndalojë dërgimin e forcave speciale në veri të Kosovës ndërkohë që njëkohësisht kërkon heqjen e barrikadave.

"Dhuna më e fundit në Kosovë, është e papranueshme. Albin Kurti vijon me aktet e tij të njëanshme në veri të Kosovës duke shkelur marrëveshjet ndërkombëtare, ndërkohë që Entoni Blinken duhet të kërkojë nga Kurti lirimin e të burgosurve sërbë të arrestuar përgjatë demonstratave paqësore dhe njëkohësisht të ndalojë dërgimin e forcave speciale në veri-ndërkohë që kërkon heqjen e barrikadave. Gjithçka duhet të ndërmerret në të njëjtën kohë", thuhet nga Grenel.

Ky i fundit ka shtuar se Albin Kurti në ditën më të shenjtë të krishterëve, nuk duhej t’i kërkonte patriarkut sërb të përcillte deklarata politike në këmbim të lejimit të tij për të hyrë në Kosovë.

"Kjo është shkelje flagrante e lirisë së besimit dhe ambasada e SHBA në Kosovë, duhet që këtë akt da dënojë", ka thënë Grenel.