Grenell: Pretendimet e Kurtit se është i afërt me SHBA janë abzulutisht të gënjeshtërta
I dërguari i presidentit amerikan Donald Tramp për misione speciale Riçard Grenell deklaron se administratës së Trampit në Ballkan i nevojiten partnerë të besueshëm dhe tha se qeveria e Albin Kurtit nuk ka qenë e besueshme as në mandatin e parë të Trampit dhe as gjatë mandatit të Xhozef Bajdenit.
Grenell në rrjetin social “X” ka thënë se ka mjaft miq në Kosovë e Shqipëri ashtu sikurse dhe në Sërbi dhe në mbarë rajonin dhe theksoi se retorika në të cilën Albin Kurti përdor tani duke pretenduar se është i afërt me SHBA dhe se është më i mirë se drejtruesit e mëparshëm kosovarë, është absolutisht e gënjeshtërt.
“Administrata e Trampit ka punuar dhe do të vijojë të punojë në drejtim të paqes për të gjithë në Ballkan por që ne na nevojiten partnerë të besueshëm. Qeveria e Kurtit nuk ka qenë e besueshme gjatë mandatit të parë të Trampit, as gjatë mandatit të Bajdenit. Si republikanëst ashtu dhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Të njëjtën kanë bërë si BE dhe NATO. Bashkësia ndërkombëtare është e unifikuar ndaj Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerojnë bizneset në Shqipëri dhe Sërbi, por jo në Kosovë-si pasojë e Kurtit. Kurti gjithashtu kundërshton çdo ide të SHBA që kanë ndërmarrë presidentët Klinton, Bush, Obama, Bajden dhe Tramp. Retorika në të cilën tashmë Kurti po përdor duke pretenduar se është i afërt i SHBA dhe se është më i mirë se të gjithë kryeministrat e tjerë të mëparshëm, është gënjeshtër absolute. Mos u mashtroni” ka thënë Riçard Grenell.
0 komentet