Joksimoviq: Marta Kos i përcolli mesazh të qartë Beogradit se zgjerimi i BE është prioritet i Komisionit Europian
Drejtoresha e Qendrës për Politikë të Jashtme dhe ish ambasadorja e Sërbisë në Britaninë e Madhe Aleksandra Joksimoviq ka thënë se vizita dy ditore në Sërbi e komisioneres europiane për zgjerim Marta Kos, duhet interpretuar si dëshirë e saj që të njihet me administratën e re në Beograd, por përcolli dhe mesazh të qartë se zgjerimi i BE është prioritet i përbërjes aktuale të Komisionit Europian.
“Zgjerimi sigurisht që është prioritet për Komisionin Europian dhe përbërjen e saj aktuale. Ata këtë e kanë treguar tashmë në nisje të mandatit të vet. Situata gjeopolitike është e tillë që kjo është e rëndësishme për sigurinë e plotë në mbarë Europën. Ata do të insistojnë tek ajo çka kanë premtuar, që të paktën një vend të hyjë në anëtarësinë e BE deri në fund të mandatit të vet pra deri në 2030“, ka thënë Joksimoviq për Kosovo onlajn.
Ajo kujton se në këto momente egzistojnë disa vende që janë “favorite“.
“Mali i Zi është në vend të parë, Shqipëria tenton t’a arrijë. Fatkeqësisht Sërbia në këtë kontekst ka rënë nga lista e favoritëve si pasojë e disa temave që janë barrë tek negociatat për anëtarësimin. Një është çështja e marrëdhënieve ndaj Rusisë, pra për politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë ndërsa tema e dytë është çështja e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës”, preçizon Joksimoviq.
Kjo e fundit tha se një pjesë e deklaratës së Kos rreth mundësisë së anëtarësimit të Sërbisë në BE, duhet të përkthehet si inkurajuese.
“Por na duhet të presim për të parë nëse do të shkohet deri në zhvendosje konkrete pasi dimë se prej disa vitesh nuk është bërë asnjë hap konkret në vetë procesin. Kapitulli 3 do të ishte domethënës që të hapet. Kjo nuk do të ishte ndonjë hap spektakolar para por që do të paraqiste thyerjen e kësaj bllokade e cila egziston prej kohësh në rrugën drejt integrimit europian”, preçiqon Joksimoviq.
E pyetur se përse negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës nuk ishin subjekt diskutimi, Joksimoviq thotë se ato do të jenë në fokus të përfaqësueses së lartë të Unionit Europian për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas.
“Sorenson si i dërguari i ri europian është nën juridiksionin e vet. Dhe në anën tjetër derisa nuk po përmbyllet cikli zgjedhor në Prishtinë me zgjedhjen e qeverisë së re, duket se se sipas kësaj teme nuk mund të presim asnjë zhvendosje domethënëse. Ndaj ky nuk është momentalisht në fokus në kuptimin e disa hapave të mëtejshëm pasi pritet që të përmbushen kushtet elementare për vazhdimin e dialogut në përgjithësi” ka thënë Joksimoviq.
0 komentet