Këshilli i BE: Tek Sorenseni të mundësojë vijimin e dialogut, do të ketë mandat fillestar prej 13 muajsh
Detyrat e përfaqësuesit të ri special të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës Peter Sorensen do të jetë mundësia për vijueshmërinë e procesit të dialogut e veçanërisht implementimi i Marrëveshjes për rrugën e normalizimit të Aneksit të tij për zbatimin e marrëveshjeve të arritura në shkurt dhe mars të 2023, bëhet e ditur në njoftimin e Këshillit të BE.
Këshilli i Unionit Europian i cili sot emëroi përfaqësuesin e ri të BE për dialog, deklaroi se Sorensen do të marrë detyrën më 1 shkurt 2025. me nisjen e madatit filestar prej 13 muajsh.
“Këshilli sot ka emëruar zotin Peter Sorensen për përfaqësues special të BE për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës. Detyrat e përfaqësuesit të ri special të BE do të jenë të mundësojë dialogun që do të kontribuojë në normalizimin gjithanshëm të raporteve mes Sërbisë dhe Kosovës*, e veçanërisht implementimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksit të zbatimit të saj të miratuar në shkurt dhe mars 2023. Z. Sorensen do të marrë detyrën e tij më 1 shkurt 2025 me afat fillestar 13 muaj” bëhet e ditur në njoftim.
Në njoftim Këshilli i UE e ka identifikuar me yll (* Kjo shenjë nuk paragjykon qëndrimet rreth statusit dhe në përputhje me Rezolutën e KSKB dhe Opinionin e Gjykatës Ndërkombëtare të Së Drejtës rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruhet në spegim në fund të deklaratës).
Sorensen është diplomat danez me eksperiencë të madhe, përfshirë dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Prej vitit 2011 deri më 2014 ka ushtruar funksionin e përfaqësuesit special/shef i delegacionit të BE në Bosnjë-Hercegovinë, e më tej ka qenë dhe në pozitën e ambasadorit të BE dhe shef i delegacionit të BE në Shkup dhe shef i delegacionit në Gjenevë.
Sorensen ka përfaqësuar BE në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, përfshirë dhe si përfaqësues i Unionit në Këshillin e KB për të drejtat e njeriut.
Përfaqësuesit special të BE promovojnë politikat dhe interesat e BE në rajone dhe vende të caktuara, si dhe çështje të interesit të veçantë apo interesave për BE.
Ata luajnë rol aktiv në përpjekje për të konsoliduar reformat, stabilitetin dhe të së drejtës ligjore.
Përfaqësuesit e parë të BE u emëruan në vitin 1996. Momentalisht 11 përfaqësues special të BE mbështesin punën e përfaqësuesit të lartë të Unionit për politikë të jashtme dhe siguri Kaja Kallas, bëhet e ditur në njoftim.
0 komentet