Komuna e Shtërpcës: Agjencia e privatizimit jep me qera objekte në territorin e komunës pa miratimin tonë
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë vendim që të bëjë thirrje për dhënien me qera të disa objekteve në teritorin e Shtërpcës pa miratimin e komunës, informohet sot nga ky institucion vetqeverisës.
Agjencia ka vendosur që të publikojë thirrjen për dhënien me qera mes të tjerash, të objekteve “Kafeneja e qytetit” në Shtërpcë dhe hotel ”Breza” na Brezovicë, si dhe “Partizanka” dhe ”Restorant Ekspres” tek hotel ”Molika” në qendrën e skive.
"Ky vendim i Agjencisë është marrë pa miratimin e qeverisjes vendore dhe kundër interesave të qytetarëve të Shtërpcës", thuhet prej komunës.
Bëhet e ditur se ky vendim vjen pas shkarkimit të drejtorit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit e cila periudhën e fundit përmes rrugës shkresore, është njohur me qëndrimin e qeverisjes vendore të Shtërpcës.
Jevtiq përmes letrës së 23 korrikut të këtij viti, ka informuar drejtorin e përgjithshëm të Agjencisë, se Komuna kundërshton procesin e privatizimit apo dhënies me qera të disa objekteve në kuadër të kompanisë “Ineks”. Ai i’u referua dispozitës së Ligjit për Vetëqeverisje Vendore sipas të cilës kryetari i komunës ka të drejtë shpronësimin e pasurive të paluajtshme që është me interes publik.
“Kjo procedurë është nisur nga ana e komunës në dy raste, më herët me vendimin e Kuvendit të 26 prillit të vitit 2013 ku qeveria e Kosovës e aprovoi më 28 gusht të vitit 2018. Ai vendim nuk është zbatuar, kështu që kërkesë e përsëritur për shpronësim, është dorëzuar më 29 dhjetor të vitit 2021 fill pas marrjes së detyrës së kryetarit aktual të komunës, Dallibor Jevtiq” bëhet e ditur në njoftimin e Komunës së Shtërpcës.
Bëhet me dije se vetëm në bazë të këtyre fakteve, Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shkelur normat ligjore duke bërë ftesë publike për marrjen me qira të “Kafenesë së Qytetit” që ndodhet në qendër të Shtërpcës. Përsa i përket hotelit “Molika”, Agjencia nuk ka përmbushur as formalisht asnjë detyrim procedurial që rreth kësaj të informojë Komunën.
Ndaj në Shtërpcë këtë e përjetojnë si një formë më shumë e dhunës politike e institucionale që regjimi në Prishtinë ndërmerr ndaj interesave të qytetarëve të kësaj komune.
“Kryetari i komunës së Shtërpcës prej fillimit të mandatit të tij, po lufton ndaj të gjitha presioneve të Prishtinës për të ndalur të gjitha aktivitetet etno-nacionaliste të regjimit të Albin Kurtit dhe nëse bashkësia ndërkombëtare nuk ndërmerr hapa për të penguar Kurtin të uzurpojë jetën e qytetarëve të Shtërpcës, komuna dhe qytetarët e saj, përmes mjeteve të tjera paqësore e demokratike, do të luftojë ndaj zbatimit të këtij vendimi politik”, thuhet më tej në njoftimin e Komunës.
I bëhet thirrje Agjencisë Kosovare të Privatizimit që t’a anulojë ftesën publike të lartpërmendur, ndërsa anëtarët e bordit të “Qendrës së skive Brezovica” të shprehen publikisht nëse ata e kanë dhënë pëlqimin për “vendimin kapriçioz” që ndërmerr Agjencia, sepse pa miratimin e tyre një vendim i tillë, mbart më shumë konotacion ilegjitim dhe ilegal.
Me rastin e këtij vendimi të Agjencisë, kryetari i komunës, Dallibor Jevtiq, ka nisur procedurën për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Shtërpcës.
Rreth të gjitha hapave të mëtejshme dhe informacioneve rreth kësaj teme, Komuna e Shtërpcës do informojë publikun.
0 komentet