Kurti: Gjithçka që bëjmë është për mirëqënien e qytetarëve, nuk jemi tërhequr as nga hapja e urës kryesore të Ibrit

Kurti kamen temeljac
Burim: Kosovo Online

Kryeministri i Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti vendosi sot gurin e themelit për dy urat e reja mbi Ibër dhe tha se ato aty u shërbejnë të gjithë qytetarëve dhe se qeveria në Prishtinë nuk është tërhequr as nga hapja e urës kryesore mbi Ibër.

“Gjithçka që bëjme ne, është legale, legjitime, për mirëqënien e të gjithë qytetarëve. Ne dëshirojmë më shumë komunikim dhe qarkullim, sa më shumë shkëmbime dhe bashkëpunime mes dy komunave. Sot me mua është dhe kryetari i Komunës veriore, gjithashtu dhe nënkryetari i komunës së jugut. Urat nuk janë kundër ndokujt, ato janë për të gjithë qytetarët, si për shqiptarët, si për sërbët, ashtu dhe për boshnjakët, romët dhe të tjerët. Ndaj të jeni të sigurtë që me dy ura më shumë në lumin Ibër, do të jetë veçse mirë” ka thënë Kurti.

Ky i fundit shtoi se qeveria në Prishtinë nuk është tërhequr nga qëllimet që të hapet dhe ura kryesore në Ibër.

“Ne nuk jemi tërhequr nga ajo që të hapet dhe ura kryesore, e dini aty janë dhe karabinierët italianë por do t’i vijë koha dhe kësaj. Njëkohësisht ne ndërtojmë edhe dy ura, një që të jetë për këmbësorët dhe për autoveturat dhe tjetra do të jetë vetëm për këmbësorët, kjo këtu ku vendosëm gurin e themelit. Së bashku me anëtarët e tjerë të qeverisë sonë dhe njerëzve që janë kompetentë për zhvillimin e infrastrukturës dhe për mirëqënie të qytetarëve. E përsëris edhe një herë, pa dallime etnike apo fertare” theksoi Kurti. 

I pyetur nëse ndërtimi i urave të reja paraqet rrezik sigurie, Kurti thotë se çdokush që ka dyshime tek punimet apo synimet e qeverisë kosovare mund të bisedojë direkt me organet kompetente.

“Ne do t’u përgjigjemi me përgjegjshmëri të gjitha vërrejtjeve. Këto dy ura do të ndërtohen dhe unë mendoj se qeveria që ndërton ura, është qeveri që duhet mbështetur. Dhe në këtë kuptim ne presim dhe mbështetjen e Unionit Europian” konkludoi Kurti.

Sipas njoftimit për dhënien e kontratës që Ministria e Infrastrukturës publikoi në uebsajtin zyrtar të tenderave publikë, çmimi i këtij projekti është gati tre milionë euro.

Kontrata u dha përmes rrugës së proçedurës negociuese pa publikuar njoftim kontrate, ku u zhvilluan negociata me pesë kompani.