Lista Serbe: Arrestimet në Leposaviq dhe Zubin Potok janë një formë represioni ndaj qytetarëve të pafajshëm
Lista Serbe dënon ashpër arrestimet e rastësishme të serbëve në Zubin Potok dhe Leposaviq, përfshirë arrestimin e punonjësit mediatik Dushan Milanoviq, që paraqet një represion klasik të qytetarëve të pafajshëm nga njësitet policore nën komandën e Albin Kurtit, thuhet në deklaratën e kësaj partie.
“Ndërhyrjet brutale herët në mëngjes në shtëpitë e bashkëqytetarëve tanë, pa asnjë urdhër, keqtrajtimi i familjeve të tëra, shkatërrimi i pronës private dhe frikësimi i familjeve të nderuara, krijon frikë dhe ndjenjën e pasigurisë tek qytetarët tanë”, thuhet nga Lista Serbe.
Ata kërkuan që misionet ndërkombëtare, në radhë të parë EULEX-i dhe KFOR-i, të rrisin praninë e tyre dhe, siç thonë ata, të parandalojnë represionin ndaj njerëzve të pafajshëm, sepse detyra e tyre është të sigurojnë paqe dhe siguri për të gjithë.
“Retorika dhe akuzat nxitëse nga Albin Kurti, pa një hetim të pavarur ndërkombëtar, nxisin intolerancën e mëtejshme etnike dhe mund të kenë pasoja të pakapshme për popullin serb në Kosovë dhe Metohi, i cili është i përkushtuar për paqe. Ne kërkojmë që për ngjarjen e mbrëmshme të bëhet një hetim i pavarur ndërkombëtar dhe të parandalohet që kjo ngjarje të përdoret për të vazhduar persekutimin e serbëve të pafajshëm”, theksojn nga Lista Serbe.
0 komentet