Lista Serbe: Arrestimi i Arsiqit është frikësim që ka për qëllim dëbimin e popullit serb

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista serbe bëri të ditur se arrestimi i Zllatko Arsiq, nga fshati Ajnovcë afër Kamenicës së Kosovës, pa asnjë dëshmi të paraqitur për fajësinë e tij, në sytë e popullit serb, familjes së tij dhe tre fëmijëve, duket si presion dhe frikësim i qartë i kryer nga institucionet e Kosovës dhe regjimi i Albin Kurtit me qëllim të dëbimit të popullit serb.

“Mburrja e ministrit safari Xhelal Sveçla, i cili flet për kënaqësinë e drejtësisë dhe fajin e zotit Arsiq para çdo vendimi gjyqësor, shqetëson të gjithë serbët dhe të gjithë ata që duan të besojnë në ligj dhe drejtësi, postulati bazë sipas së cilit askush nuk është fajtor deri sa vërtetohet e kundërta, e cila fatkeqësisht nuk vlen për serbët në Kosovë e Metohi”, thuhet në njoftim.

Lista Serbe u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të nisin procedurat dhe të thërrasë për përgjegjësinë Xhelal Sveçla dhe cilindo tjetër që paraprakisht e shpall fajtor një njeri të pafajshëm duke etiketuar atë dhe familjen e tij, si dhe mbarë kombin serb.

“I bëjmë thirrje përfaqësuesve të Quintit, Zyrës së Bashkimit Evropian, EULEX-it, UNMIK-ut, OSBE-së dhe të gjithëve që urgjentisht të formojnë një ekip ligjor që do të monitorojë rastet kundër serbëve para gjykatave të Kosovës, sepse shprehim dyshime serioze se serbët janë duke u akuzuar pa asnjë provë, madje ata dënohen dhe aktakuza të rreme po përdoren për të persekutuar serbët e mbetur, veçanërisht në jug të Ibrit", tha Lista Serbe.