Lista Serbe: Kurti dëshiron të arsyetojë vazhdimin e terrorit politik ndaj serbëve duke krijuar një armik virtual
Lista serbe njoftoi se vendimi i regjimit të Albin Kurtit për të shpallur Mbrojtjen Civile dhe Brigadën e Veriut si organizatat terroriste është pjesë e një plani për të krijuar një armik imagjinar, virtual për të justifikuar vazhdimin e terrorit politik, të cilin Kurti dhe forcat e tij speciale po kryejnë në veri të Kosovës, përmes arrestimeve të pabaza të serbëve të pafajshëm, bullizëm dhe frikësim të qytetarëve.
“Sikur të mos ishte i rrezikshëm, ky aktivitet i Albin Kurtit, Xhelal Sveçlës dhe ministrave të tjerë të Prishtinës do të ishte qesharak, por planet që rezultojnë nga ky vendim tregojnë se në vend të de-përshkallëzimit me thirrjen e gjithë bashkësisë ndërkombëtare dhe të gjithë popullit serb, Kurti po planifikon përshkallëzim të mëtejshëm, represion dhe forcimin e parapolicisë, autoriteteve okupuese në veri të Kosovës e Metohisë”, theksoi Lista Serbe.
Ata u kujtojnë qytetarëve se Brigada e Veriut është një organizatë virtuale “që ekziston në kokën e Kurtit”, dhe se Mbrojtja Civile me ish-punëtorët e saj është integruar vite më parë në institucionet e Kosovës, nga të cilat këta punëtorë marrin pagat edhe sot.
“Gjithashtu, ju kujtojmë të gjithëve se ky vendim i djeshëm i regjimit të Kurtit vjen pas një shfaqjeje të përgatitur nga Kurti, kur u gjet një automjet fantazmë me një lloj arme, e cila mund të futej në kamion dhe jo në veturë pasagjerësh, por edhe pas hedhjen e mjetit ndezës në objektin e komunës së Mitrovicës së Veriut. Në të dyja rastet, vendi i ngjarjes gjendet në një parametër që është kontrolluar me javë të tëra nga forcat speciale të Kurtit, kamerat e tyre dhe dronët dhe pajisjet e tjera të vëzhgimit", thuhet në deklaratën e Listës Serbe.
Shtohet se Kurti ka krijuar një sistem unik që nuk është gjë tjetër veçse një “gjueti shtrigash në shekullin 21”, sipas të cilit organizata inekzistente, të cilat nuk janë parë asnjëherë publikisht dhe as kanë marrë përgjegjësinë për një sulm terrorist, shpallen si organizata terroriste.
“Ju kujtojmë se po zhvillohet një protestë paqësore demokratike e qytetarëve dhe se nuk ka pasur asnjë sulm të vetëm në veri që dikush serioz dhe normal mund ta quante terrorist. Por pas përdorimit të termit 'milici fashiste' për serbët në veri, asgjë nga regjimi i Kurtit nuk mund të na habisë më. Duke pasur parasysh sa më sipër dhe dhe në dëshirën për të penguar regjimin e Kurtit që të bëjë disa provokime të reja dhe të akuzojë serbët apo ndonjë organizatë të re virtuale për të, duke i dhënë kështu vetes alibi për persekutimin dhe frikësimin e serbëve, kërkojmë nga KFOR-i dhe EULEX-i që të vendosin forcat e tyre sa më shpejt në të gjitha pikat nevralgjike në veri të Kosovës e Metohisë dhe ta pengojnë Kurtin të realizojë planin e tij skëterrë dhe të rrezikojë paqen në këto zona me veprime parandaluese”, thuhen nga Lista Serbe.
komentet