Lista Sërbe: Provokim i ri, në Mitrovicën e Veriut fëmijëve sërbë u shpërndahen flamuj kosovarë
Lista Sërbe njofton se sot tek shëtitorja në qendër të Mitrovicës së Veriut u tentua të organizohej shpërndarja e flamujve kosovarë fëmijëve sërbë, nën fotografikimin e tyre pa dijeninë dhe aprovimin e prindërve. Bëhet fjalë për shkelje të ashpër të të drejtave të minorenëve dhe konventave ndërkombëtare rreth mbrojtjes së fëmijëve, duke vlerësuar si provokim të ri të pushtetit të Albin Kurtit ndaj fëmijëve sërbë.
“Reagimi i qytetarëve si dhe prindërve që në ato momente gjendeshin në afërsi, ishte i stuhishëm dhe justifikues. Është e qartë se fjala është për performancë politike të planifikuar me synim provokimin e popullit sërb dhe shembjen e paqes dhe sigurisë në zonat ku sërbët përbëjnë shumicën” thuhet nga Lista Sërbe.
Bëhet e ditur se fëmijët në vend që institucionet të mbrojnë privatësinë e tyre, me urdhër të Prishtinës i përdorin si instrument për përplasje politike.
Lista Sërbe për këtë arsye i ka bërë thirrje të gjitha organizmave relevante ndërkombëtare, veçanërisht Unicef dhe përfaqësuesve të misioneve të BE, OSBE, KB që të reagojnë urgjentisht dhe dënojnë të tilla sjellje që cënojnë të drejtat bazike të fëmijëve dhe minojnë edhe më situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës.
Njëkohësisht, përsëritet dhe kërkesa që në zonat sërbe të bëhet e dukshme dhe rritja e pranisë të pjestarëve të misionit të Euleks dhe Kfor,pasi sikurse thuhet, prej një kohe të gjatë duket që Policia Kosovare nuk është më e pavarur, institucion profesional, por është “levë në aparatin e rregjimit të Albin Kurtit që shërben për keqtrajtimin e popullit sërb”.
0 komentet