Lista Sërbe: Qytetarët në shëtitoren e Mitrovicës së Veriut janë ndeshur me një numër të madh civilësh të armatosur pa shenja dalluese
Burim: Kosovo Online
Lista Sërbe raporton se qytetarët kanë informuar se një numër i madh civilësh të armatosur pa asnjë shenjë dalluese, janë vënë re në shëtitoren kryesore të qytetit në Mitrovicën e Veriut pa asnjë lloj shenje dalluese veçanërisht në afërsi të urës kryesore.
Lista Sërbe fton misionin e EULEKS dhe KFOR që të dalin urgjentisht në terren dhe të vërtetojnë se për çfarë bëhet fjalë sepse, sikurse thuhet, qytetarët janë të shqetësuar për sigurinë e tyre, duke pasur parasysh se në këto orë mbrëmjeje, një numër i madh familjesh me fëmijë ndodhen në atë shëtitore.
"Ftojmë qytetarët që të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien pre e provokimeve të mundshme të regjimit në largim në Prishtinë, i cili është i gatshëm të tentojë për të përfituar pikë të lira politike", konkludohet nga Lista Sërbe.
0 komentet