Lista Sërbe: Rregjimi i Kurtit konfiskon padrejtësisht fondet e qytetarëve nga veriu, duke degraduar marrëveshjen e Brukselit

Srpska lista
Burim: Facebook

Lista Sërbe deklaron se me vendimin e regjimit të kryeministrit kosovar Albin Kurti që nga Fondi për Zhvillimin e veriut padrejtësisht t'u merren fondet qytetarëve të komunave në veri, mohojnë dhe degradojnë Marrëveshjet e Brukselit të cilat janë arritur në periudhën e kaluar ku duhet të mbrohen nga ana e Bashkimit Europian, ku ishte garantuese e marrëveshjeve të arritura.

“Duke pasur parasysh sa më sipër, sot u dërguam letër përfaqësuesve të vendeve të Pesëshes dhe përfaqësuesit special të BE në Prishtinë kërkesë të qartë që të ndalojnë urgjentisht këtë vendim të paligjshëm, jo të drejtë të regjimit të Kurtit, i cili jo vetëm që nuk respekton detyrimet e veta prej negociatave të Brukselit, por bën gjithçka që të arrihet marrëveshje që doli nga negociatat, për t’a vendosur jashtë validitetit” ka thënë Lista Sërbe.

Kjo e fundit kujton se marrëveshja garantonte që të gjitha fondet e grumbulluara nga importi i mallrave të destinuara për katër komuna në veri, në vendkalimet Jarinje dhe Bërnjak, do të përdoren për zhvillimin e atyre komunave dhe projekteve infrastrukturore që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve.

“Ky vendim është absolutisht i kundër qëllimshëm ndaj këtij fondi dhe i vlefshëm me marrëveshjen", thuhet në deklaratën e Listës Sërbe.

Shtohet se marrëveshja përcakton gjithashtu se paratë nga fondi do të përdoren pas vendimit unanim të organit tre anëtarësh të përbërë nga një përfaqësues të Prishtinës, Bashkimit Europian dhe popullit sërb.

“Organi i lartpërmendur nuk është mbledhur dhe as nuk ka marrë vendim të tillë dhe egzekutimi i tij do të përfaqësonte plaçkitje klasike të parave të qytetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Lleposaviqit dhe Zubin Potokut”, thuhet nga Lista Sërbe.

Kjo e fundit u dërgoi kërkesë për reagim urgjent të përfaqësuesve ndërkombëtarë, mbi të gjitha nga BE.

“Nga të gjitha sa më sipër, kërkojmë reagim urgjent nga përfaqësuesit ndërkombëtarë, mbi të gjitha nga Bashkimi Europian, për të parandaluar përvetësimin dhe zhvatjen e parave nga qytetarët tanë. Heshtja e përfaqësuesve ndërkombëtarë në lidhje me egzekutimin eventual të këtij vendimi, do të përcillte mesazh tmerrësisht të keq për të gjithë qytetarët tanë, të bashkëmarrin pjesë në këtë plaçkitje dhe regjimit banditesk në Prishtinë”, konkludohet nga Lista Sërbe.