Lista Serbe: Vendimi i gjykatës për paraburgimin e serbëve është motiv shtesë për vazhdimin e protestave paqësore

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Serbe dënoi ashpër vendimin e gjykatës së Kosovës për të caktuar paraburgimin e dy serbëve pa asnjë provë fajësie vetëm sepse, siç theksojnë në njoftim, nuk pajtohen me planin e Albin Kurtit për pastrimin etnik të veriut të Kosovës nga populli serb përmes okupimit dhe persekutimit.

Nga Lista Serbe thonë se ky është një motiv shtesë për të vazhduar me protestat paqësore dhe për të kërkuar lirimin e tyre.

“Dënojmë ashpër vendimin e paligjshëm dhe të pabazë të Gjykatës së Kurtit, e cila urdhëron paraburgimin e bashkëqytetarëve tanë të pafajshëm pa asnjë provë fajësie, vetëm sepse nuk pajtohen me planin e Albin Kurtit për pastrimin etnik të veriut të Kosovës dhe Metohisë nga populli ynë përmes okupimit dhe persekutimit. Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq shprehën në mënyrë paqësore protestën e tyre kundër pushtimit të ndërtesës komunale në Zveçan dhe u përpoqën të qetësojnë situatën në terren, por padyshim që emrat e tyre serb mjaftojnë për të qenë në kazamatet e Kosovës”, thuhet në njoftim.

Kujtohet se forcat speciale shqiptare që qëlluan pas shpine serbët dhe tentuan të vrisnin Stefan dhe Millosh Stojanoviq, Millan Jovanoviq dhe Milan Delleviq, u liruan në arrest shtëpie, pavarësisht të gjitha dëshmive të fajësisë së tyre.

“Përkundër thirrjeve të përfaqësuesve ndërkombëtarë për uljen e tensioneve, Kurti me këtë vendim për paraburgim ka treguar se dëshiron të ngrejë tensione dhe të shkaktojë probleme me çdo kusht. Për shkak të këtij vendimi të turpshëm për paraburgim, janë ngritur tensione në veri të Kosovës dhe Metohisë dhe vërehet një pakënaqësi edhe më e madhe e qytetarëve, sepse për bashkëqytetarët tanë është e pakuptueshme që dikush mund të jetë pas hekurave pa asnjë faj. Prandaj do të jetë një motiv shtesë që të vazhdohet me protesta paqësore dhe të kërkohet që Radoshi dhe Dushani të lirohen dhe të kthehen në familjet e tyre”, kanë porositur nga Lista Serbe.