Lista Sërbe: Vendimi për shtyrjen e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet është zgjidhja e vetme racionale

Srpska lista
Burim: Kosovo Online

Lista Sërbe informon se vendimi për shtyrjen e zbatimit të ligjit për të huajt dhe automjetet ku, sikurse thekson, paralizon jetën e popullit sërb në Kosovë, është zgjidhja e vetme në këto momente, bëhet e ditur duke deklaruar se mirëpresin përpjekjet e forta dhe të sinqerta të përfaqësuesve ndërkombëtarë për të gjetur zgjidhje.

Nga Lista Sërbe theksohet se periudha kalimtare duhet të shfrytëzohet për të gjetur modelin me të cilën do të duhet të zgjidhet kjo çështje për qytetarët, por dhe për të gjithë ata që vijnë në Kosovë që të punojnë apo studiojnë, t’u mundësohet jetë normale para së gjithash për çështjen e lirisë së lëvizjes.

Theksohet se është e qartë se vetëm shtyrja nuk do t’a zgjidhë problemin që qytetarëve të mos të përdorin dokumentet e tyre apo t'i marrin, pra që të mos jenë në gjendje të përdorin automjetet e tyre.

"Është absolutisht e papranueshme që dhe pas kësaj periudhe, të arrijmë në situatën ku qytetarët tanë, pavarësisht të gjitha standardeve dhe rregullave ndërkombëtare, të trajtohen si të huaj në shtëpitë, fshatrat, qytetet e tyre, që të ndahen nga familjet apo të vendoset sfidë e re me rrezikimin e institucioneve vitale të popullit tonë përmes çdo proçesi të njëanshëm dhe vendimi të imponuar", bëhet e ditur prej Listës Sërbe.

Shtohet se do të vazhdojnë, sikurse derimë tani, që të luftojnë për të drejtat e popullit sërb dhe për të përmirësuar kushtet në të cilat jeton ai pa asnjë qëllim për të pakësuar të drejtat e ndonjë populli tjetër.

"E drejta jonë është të jetojmë jetë të denjë për njeriun e shekullit XXI. Në atë luftë, kemi qenë dhe do të jemi partner i përgjegjshëm për të gjithë ata që dëshirojnë paqe, stabilitet dhe normalizim të marrëdhënieve", konkludohet nga Lista Sërbe.

Nënkryetari i parë i qeverisë kosovare për integrimin europian, zhvillim dhe dialog në mandatin teknik Besnik Bislimi informoi se nga nesër nis zbatimi i Ligjit për të huajt, për automjetet nën një periudhë kalimtare derimë 15 mars gjatë së cilës vizitorët do të informohen rreth proçedurave dhe rregullave të reja.

Bislimi në publikimin në Fejsbuk informoi se në fazën e parë të zbatimit vizitorët që hyjnë në Kosovë në vendkalime, do të furnizohen me materiale informuese për proçedurat dhe rregullat e veçanta.