Maliqi: Kur Uashingtoni thotë se kërcënon interesat strategjike të SHBA, atëherë është vonë për çdo gjë
Analisti Shkëlzen Maliqi ka thënë se kur Uashingtoni thotë se janë kërcënuar interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është vonë për çdo gjë.
Maliqi në një postim në Fejsbuk, ka komentuar reagimin më të fundit të ambasadës amerikane në lidhje me mosçertifikimin e Listës Sërbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit.
“Kur Uashingtoni thotë se po kërcënon interesat strategjike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është vonë madje dhe për t’i thënë Kurtit, ‘erdhi në vete’, ka shkruar Maliqi.
Kujtojmë se Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka theksuar se tentativat e Vetvendosjes për të bllokuar çertifikimin Listës Sërbe për pjesmarrje në zgjedhjet e 28 dhjetorit janë dritëshkurtëra dhe përçarëse.
Vurën në dukje se akte të tilla minojnë stabilitetin e Kosovës dhe interesat e SHBA, përfshirë dhe vënien në lëvizje të dialogut strategjik.
Për rastin e mosçertifikimit të Listës Sërbe reaguan dhe Zyra e BE në Kosovë, OSBE, Ambasada e Italisë, si dhe ambasadori britanik në Kosovë Xhonatan Hargrivs.
0 komentet