Maloku: Kurti harron se leva qëndrore e marrëveshjes ka qenë BKS, BE pa vizion
Politikologu Albinot Maloku thotë se tema qëndrore e Marrëveshjes drejt rrugës së normalizimit mes Kosovës dhe Sërbisë që është arritur fiks para një viti e që më vonë u bë aneks në Ohër, ka qenë Bashkësia e Komunave Sërbe e cila ende nuk është implementuar dhe se kjo frenon zbatimin e marrëveshjes.
Ai thotë se egziston draft-statuti i BKS që ka dalë në media por asnjë palë as nuk e ka pranuar dhe as nuk e kanë refuzuar që është ky dokument.
"Mos ndoshta BE palëve do të ndryshojë diçka brenda tekstit, këtë nuk e dimë. Por kjo është temë kryesore dhe që frenon implementimin e asaj çka ka qenë brenda kësaj marrëveshjeje“ thotë Maloku.
Kur Marrëveshja rreth rrugës drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Sërbisë u arrit, siç thotë ai, egzistonte shpresë se ajo do të kishte jehonë konkrete dhe që këtë do t’a ndjenin edhe qytetarët. Si diçka çka është përmbushur bëhet e ditur pranimi i targave të Kosovës në Sërbi dhe anasjelltas.
Maloku thotë se kryeministrja e Sërbisë Ana Bërnabiq ka thënë se pjesë e marrëveshjes nuk do të përmbushet, ndërsa në anën tjetër kryeministri i Kosovës në disa momente harron se leva kyçe e marrëveshjes ka qenë BKS.
„Në përgjithësi, shpresoja që Bashkimi Europian, i cili lehtëson këtë dialog, do t‘a merrte seriozisht këtë proces, por tani kam ndjesinë se BE nuk ka vizion për të konkretizuar disa gjëra, pra që të pranojë atë çka është dakordësuar në Bruksel dhe Ohër e në fund të ketë nënshkrime që do t'u jepnin peshë tjetër këtyre dokumenteve”, thotë Maloku për Kosovo Onlajn.
Mungesa e vizionit të BE siç shton ai, u jep hapësirë palëve që të mos zbatojnë atë që është dakordësuar në Bruksel dhe Ohër.
“Kjo i shkon për shtat Aleksandër Vuçiqit dhe njëkohësisht këtë e shfrytëzon dhe kryeministri Kurti, i cili nuk ka vullnet të veçantë për t’a implementuar BKS. Mendoj se BE duhet të ketë vizion më të mprehtë, t'i trajtojë palët në mënyrë të barabartë dhe të jetë i balancuar në mënyrë që të pranohet nga të dyja palët dhe të fillojë ringjallja e planit franko-gjerman“ thotë Maloku.
komentet