Mijaçiq për seancën e KS-së: Një rast i mirë për të folur për pasojat negative të vendimit për dinarin
Koordinatori i Konventës Kombëtare për Kapitullin 35, Dragisha Mijaçiq, me rastin e seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën, tha se është mirë që seanca është caktuar, sepse do të ketë mundësi që të prezantohen të gjitha argumentet lidhur me vendimin e BQK-së për ndalimin e dinarëve në Kosovë.
“Me kërkesë të Serbisë, sonte po mbahet seanca e Këshillit të Sigurimit për Kosovën lidhur me rregulloren e BQK-së për përdorimin e dinarëve në Kosovë, dhe është mirë që ka pasur një seancë të tillë ku do të mund të tregohen pasojat negative të zbatimit të asaj rregulloreje që tashmë është në fuqi, sepse këto ditë kemi bastisje në zyrat postare, në institucionet financiare, të cilat punojnë në sistemin e Republikës së Serbisë, gjë që e pamundëson para së gjithash që qytetarët më të rrezikuar të marrin pagat dhe pensionet”, ka thënë Mijaçiq për Kosovo online.
Siç shton ai, nuk ka pritshmëri të mëdha nga seanca.
“Sa i përket pritshmërive dhe rezultateve të një seance të tillë, mund të themi se do të jenë mjaft të kufizuara, duke pasur parasysh se vendet e mëdha të Perëndimit kanë vendosur përafërsisht për çështjen e pavarësisë së Kosovës dhe kushtetutshmërinë e saj. Në anën tjetër, edhe ata kanë vërejtje për zbatimin e kësaj Rregulloreje të BQK-së, kështu që do të shohim, do të jetë shumë interesante të dëgjojmë përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës që qëndruan pas deklaratës së Quint-it për këtë çështje dhe do të shohim nëse kjo do të sjellë ndonjë rezultat në aspektin e presionit të mëtejshëm ndaj autoriteteve të Kosovës apo nëse do të të jetë vetëm një tjetër në detin e seancave të mëparshme", ka thënë Mijaçiq.
Ai shton se në vetë seancën nuk do të diskutohet për rezultate konkrete, por beson se ka presion konkret, në radhë të parë nga SHBA, që Prishtina ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi dhe të mundësojë zbatimin e mëtejmë të dinarëve, të paktën derisa të gjendet një zgjidhje në kuadër të dialogut lidhur me funksionimin e BKS-së dhe financimin transparent të komunitetit serb nga Republika e Serbisë.
komentet