Milenkoviq: Marrëveshja e Brukselit krijoi vrull në 2013, por pa AKS, dialogu u shkatrru

Milenković
Burim: Kosovo Online

Me arritjen e Marrëveshjes së Brukselit në vitin 2013, në atë moment u bë vrull në terren, komuniteti serb e pranoi, ndonëse jo me vullnet të madh, integrimin në sistemin e Kosovës dhe kjo ndodhi me kalimin e viteve, por ajo që ka munguar gjatë gjithë kësaj kohe ishte formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, thotë Marko Milenkoviq nga OJQ “Iniciativa e Re sociale” për Kosovo online, me rastin e 12 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së parë të Brukselit.

AKS, shton ai, është dashur të sigurojë mekanizma shtesë për komunitetin serb kur është fjala për vetëqeverisjen dhe organizimin e institucioneve shëndetësore, arsimore dhe të tjera që funksionojnë në kuadër të sistemit të Republikës së Serbisë. Duke qenë se këto mekanizma mungonin, integrimi nuk u zhvillua deri në fund.

Nën ndikimin e veprimit jokonstruktiv të Prishtinës, qeverisë së kaluar të Aljbin Kurtit, shumë hapa të njëanshëm në vitet e fundit, si dhe për shkak të mos formimit e AKS, sipas Milenkoviqit, u shpërbë dialogu dhe integrimi që u zhvillua pas Marrëveshjes së Brukselit.

“Përveç kësaj, gjërat e dakorduara janë kontaminuar disi nga Prishtina, mbi të gjitha Asociacioni i Komunave Serbe, dhe mendoj se ky është një proces i pakthyeshëm. Do të jetë e vështirë për ndonjë opsion tjetër politik nga Prishtina që të formojë AKS, jo sepse është ndonjë mekanizëm që do t'i heqë të drejtat e pjesës shqiptare të shoqërisë, por sepse termi "Asociacion" është i keqpërdorur kur përmendet shumë dhe është i ndotur në vetvete. Një gjë e ngjashme ka ndodhur me të gjithë komunitetin serb. E gjithë historia rreth serbëve të Kosovës është disi e ndotur, me shumë reagime negative brenda shoqërisë kosovare. Këtu nevojitet vërtet një qasje tjetër”, thekson Milenkoviq.


Ngjarjet e dy-tre viteve të kaluara, beson ai, do të lënë pasoja sepse shqiptarët dhe serbët janë larg funksionimit të përbashkët brenda institucioneve.

“Para së gjithash, nevojitet një ndryshim i qasjes së bashkësisë ndërkombëtare, i cili do të ketë një efekt më konkret te aktorët politikë, në radhë të parë nga Prishtina, për të ndryshuar narrativën dhe për t'u dhënë mundësi për pajtim, për të mos i parë serbët si diçka për t'u manipuluar politikisht, por për të patur një dialog dhe qasje konstruktive në kuptimin e përfshirjes dhe marrjes parasysh të funksionit të institucioneve nga ana e serbëve. Komuniteti serb dhe frika e tyre Nëse do të kishim një qasje të ndryshme nga bashkësia ndërkombëtare, atëherë jam i sigurt se një qasje tjetër do të vinte edhe nga ana e aktorëve politikë, por edhe në rajon”, thotë Milenkoviq.