Ministrat e mbrojtjes së EJL: Të përkushtuar për zbatimin e të drejtës ndërkombëtare, Kartës së KB dhe rezolutave përkatëse të KS të KB
Në takimin e iniciativës së Procesit të Bashkëpunimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Europës Juglindore mbajtur në Ankara në nivel ministror apo zëvendësministror, u miratua deklarata e përbashkët që thekson zbatimin universal të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara, Aktit Përfundimtar të Helsinkit dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit KB, mëson Kosovo Onlajn.
“Ripërsëritëm angazhimin tonë të plotë për zbatimin universal të principeve të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së KB, Aktit Final të Helsinkit, për të cilin pajtohen të gjitha vendet anëtare të SEDM, si dhe rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të KB” thuhet në deklaratën e përbashkët të cilën arritëm t‘a siguronim.
Ndonëse mes anëtarëve të nismës ka shtete që njohin dhe nuk e njohin Kosovën, me propozimin e Sërbisë, amendamenti i lartpërmendur i deklaratës së përbashkët u miratua njëzëri, pavarësisht, siç dihet, u kundërshtua fort nga një vend i Ballkanit.
Në deklaratën e përbashkët mes të tjerave bëhet e ditur se në takim u konfirmua mbështetja e fuqishme e sovranitetit, pavarësisë politike dhe integritetit territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht.
“U theksua rëndësia e vazhdimit të projektit ‚Gratë lidere në siguri dhe mbrojtje‘ (FLSD).
Kuptuam rëndësinë e kësaj nisme për zhvillimin dhe diversifikimin e burimeve njerëzore, si dhe për integrimin e mëtejshëm të grave në strukturat kombëtare dhe ndërkombëtare të mbrojtjes dhe në forcat e armatosura kombëtare të shteteve anëtare. Përshëndetëm vendimin e Beogradit për të marrë rolin e kombit udhëheqës të projektit FLSD për dy vitet e ardhshme“ thuhet në dokument.
Procesi i bashkëpunimit të ministrave të mbrojtjes së vendeve të Europës Juglinodore (Southeastern Europe Defense Ministerial Process-SEDM) nisi me propozim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vitin 1996 me synim forcimin e bashkëpunimit të vendeve të Europës Juglindore dhe SHBA në planin e mbrojtjes.
Anëtaret iniciativës janë-SHBA, Sërbia, Greqia, Italia, Turqia, Sllovenia, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Shqipëria, Ukraina, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Gjeorgjia, ndërsa në takimin e sotëm u pranua dhe Moldavia si anëtare. Kosova nuk është anëtare e Iniciativës së Procesit të Bashkëpunimit të Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Europës Juglindore.
Qëllimi bazik i SEDM është intensifikimi i të kuptuarit dhe bashkëpunimit politiko-ushtarak në Europën Juglindore, bëhet fjalë për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në rajon.
Vendimi për pranimin e Sërbisë në këtë iniciativë, është marrë në takimin ministror të mbajtur në tetor të vitit 2009 në Sofje.
0 komentet