Misioni i BE në Kosovë: Të gjitha vendimet në lidhje me urën në Mitrovicë duhet të zhvillohen në kuadër të Dialogut
Pasi kjo çështje e cila ka lidhje me Dialogun që udhëhiqet nga BE, negociatat dhë të gjitha vendimet në lidhje me urën në Mitrovicë duhet të zhvillohen në kuadër të Dialogut nën pjesmarrjen e delegacionit zyrtar si të Kosovës dhe Sërbisë, thuhet në përgjigjen e shkruar nga Misioni i BE në Kosovë dhënë portalit tonë.
Sikurse theksohet më tej në përgjigjen me shkrim drejtuar redaksisë së Kosovo onlajn, "hapja e urës në Mitrovicë është subjekt i dy marrëveshjeve në të cilat palët arritën në kuadër të Dialogut nën ndërmjetësimin e BE në vitet 2015 dhe 2016".
"Pavarësisht përpjekjeve të BE në ofrimin e ndihmës përgjatë viteve, ura mbetet e mbyllur për trafikun. Meqenëse kjo çështje ka të bëjë me dialogun e udhëhequr nga BE, negociatat dhe të gjitha vendimet lidhur me urën duhet të zhvillohen në kuadër të Dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Kosovës dhe Sërbisë. BE vazhdon t'u bëjë thirrje palëve që të implementojnë pa vonesë të gjitha marrëveshjet e pazgjidhura që rjedhin nga dialogu përfshirë Marrëveshjen e Urës-dhe pa asnjë parakusht apo lidhje me çështje që nuk kanë lidhje. BE mbetet e gatshme për të lehtësuar bisedimet. BE gjithashtu u bën thirrje të gjithëve që të përmbahen nga çdo lloj veprimi provokues që mund të cënojë stabilitetin e terrenit dhe largojë palët nga zbatimi i Marrëveshjes rreth rrugës së normalizimit të marrëdhënieve-çka do të duhet të jetë prioriteti i tyre kryesor”, thuhet në deklaratën nga Misioni i BE në Kosovë.
Më herët sot ndihmës komandanti i Policisë Kosovare për rajonin e Veriut Veton Elshani ka thënë se ura mbi Ibër së shpejti do të hapet dhe se me eprorët do të bisedohet sesi kjo të mund të ndodhë.
Përmes një deklarate pas kësaj, reagoi dhe Lista Sërbe në të cilën theksonte se "deklarata e regjimit të kryeministrit kosovar Albin Kurti se planifikon hapjen e urës kryesore të qytetit për trafikun e mjeteve motorrike në Mitrovicën e Veriut, është absolutisht e papranueshme dhe lëvizje eskaluese me synim destabilizimin e mëtejshëm në terren".
komentet