Momiroviq: Fushata në Kosovë kundër produkteve sërbe është vazhdim i politikës së urrejtjes dhe spastrimit etnik

Tomislav Momirović
Burim: Facebook

Ministri i tregtisë së brendshme e të jashtme të Sërbisë Tomisllav Momiroviq ka thënë sot se Prishtina po vijon politikën e spastrimit etnik dhe është e dukshme se synimi është që në Kosovë mos të mbeten më sërbë.

Siç transmeton RTV, Momiroviq është pyetur nga Tanjug për fushatën ndaj produkteve sërbe duke nënvizuar se kjo është vazhdimësia e fushatës së politikës së urrejtjes e cila para 20 ditësh shkaktoi lëndimin e djaloshit 11 vjeçar e deri tek krehja e autoveturave e lëndimi i një tjetër sërbi.

"Ne këtë nuk do ta lejojmë. Jemi të hapur për bisedime ashtu sikurse e gjithë bota e shikon, por do të mbrojmë me sukses interesat e qytetarëve tanë, shtetit tonë dhe ekonomisë sonë" ka theksuar Momiroviq.

Pyetjes se cilat janë instrumentet që Sërbia ka në dispozicion, Momiroviq është përgjigjur se bëhet fjalë për veprime totalisht të ndryshme që nxiten prej sjelljes të kujtdo aktori në Europë.

Ai theksoi se kjo është krejtësisht në kundërshtim me politikën e tregut të hapur të BE për të cilën synon e gjithë Europa dhe një manifestim brutal i politikës që synon krijimin e Shqipërisë së Madhe.

"Kjo nuk ka ndodhur kurrë. Nëse do t'i thuash dikujt në Francë ose Gjermani që të fusim fishekët në „tym“, ata do të mendojnë se jemi të çmendur. Çarmatosni këta persona dhe këtë politikë, kthehuni në negociata. Njerëzve tanë në Kosovë e Metohi u them të besojnë tek shteti i tyre dhe të mos tërhiqemi nga Kosova e Metohia, por përkundrazi të jemi të pranishëm”, tha Momiroviq.

Ky i fundit vlerëson se vërehet nervozizëm i madh në Prishtinë ndërkohë që Sërbia promovon tregun e hapur dhe për këtë u krijua Ballkani i Hapur, pikërisht për të funksionuar lehtësisht sërbët, shqiptarët dhe maqedonasit.

"Ekonomia jonë nuk është dominante vetëm në Kosovë e Metohi, por në të gjithë rajonin. Kemi eksporte të mëdha edhe në B dhe H, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut, e përse mos të kemi në Kosovë e Metohi ku vetëm rritet, pasi nuk duhet të jetë diçka irrituese për miqtë tanë shqiptarë sepse ata duhet të jenë pjesë e saj. Prandaj krijuam Ballkanin e Hapur, që të gjithë të bashkohen dhe të përfitojnë, që të kenë rritje ekonomike dhe rritje të standardeve, ky është qëllimi ynë” ka theksuar ministri.

Ky i fundit konfirmon se eksportet nga Sërbia në Kosovë e Metohi, janë në rënie, por sërish ngelen në nivele të larta.

"Dhe do të jenë ende më të larta por kur kemi praktikisht kushte të paraluftës, stigmatizim dhe sulme të tilla ndaj popullit sërb, vështirë të mbahet ai nivel i shkëmbimit tregtar me krahinën tonë", ka theksuar Momiroviq.

Ky i fundit u shpreh se ajo çfarë duhet të bëjë Sërbia, është promovimi i tregut të lirë, krijimi i kushteve për të pasur sa më shumë investime, paga më të larta, pra të vijojë ky trend me rritjen e pagës së ulët dhe atë mesatare, ardhja e investitorëve kualitativë.

“Kemi investime të huaja direkte më shumë se të gjitha vendet së bashku të CEFTA", ka përmendur Momiroviq.

Ai ka thënë se Sërbia nuk po e mbron tregun e saj, përkundrazi, e ka hapur dhe kompanitë sërbe po forcohen.

"Jemi në proces të nënshkrimit të një marrëveshjeje të tregtisë së lirë me Kinën, Korenë, Emiratet dhe Egjiptin. Ukraina është praktikisht në fqinjësinë tonë dhe kjo luftë na prek më së shumti në territorin e Evropës, si politikisht ashtu edhe ekonomikisht", thotë Momiroviq.