MPJ e Sërbisë: Vendimi i Kenias shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare, u shkel Karta e KB

Ministria e Punëve të Jashtme të Sërbisë ka dënuar me shumë forcë vendimin e Kenias që të njohë pavarësinë e Kosovës duke theksuar se kjo lëvizje paraqet shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe shkelje direkte e Rezolutës 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila pamëdyshje garanton sovranitetin dhe integritetin territorial të Sërbisë.
“Dhe këtë në vitin në të cilin kremtohet 80 vjetori i miratimit të Kartës së KB në të cilën qeveria e Kenias e shkeli”, konstaton Ministria përmes njoftimit.
Në të shtohet se ky vendim minon përpjekjet ndaj dialogut konstruktiv, stabilitetin rajonal dhe respektimin e rendit juridik ndërkombëtar.
Në njoftim thuhet dhe për referimin e pabazuar të vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010.
Ministria thekson se vendimi paraqet preçedent trishtues në marrëdhëniet tradicionale mes Sërbisë dhe Kenias-marrëdhënie që janë ndërtuar prej dekadash bazuar në respektimin dhe bashkëpunimin përfshirë dhe në kuadër të Lëvizjes së të Paangazhuarve.
“Sërbia do të ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme diplomatike e politike në përgjigje të atij akti armiqësor dhe të papranueshëm” thuhet nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Kujtohet se gjatë tetë viteve të fundit, 28 vende kanë tërhequr apo suspenduar njohjen e pavarësisë së Kosovës ndërsa janë vetëm dy shtete të reja që kanë marrë vendim për njohje çka dëshmon se shumica e qartë e bashkësisë ndërkombëtare janë me të drejtën dhe në të drejtë në anën e Sërbisë.
“Do të vazhdojmë luftën tonë akoma më fort. Sërbia ngelet fort e vendosur të mbrojë sovranitetin dhe integritetin territorial me të gjitha mjetet diplomatike dhe ligjore që ka në në dispozicion” konkludohet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
0 komentet