Muhaxhiri: Besoj se ka plan B nëse Trump vendos të zvogëlojë numrin e trupave amerikane në KFOR

Muhadžiri
Burim: Kosovo Online

Analisti politik Artan Muhaxhiri vlerëson se vizita e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte në Kosovë është shumë e rëndësishme në dy aspekte, ku i pari tregon se Kosova dhe rajoni janë të një rëndësie të madhe për NATO-n, gjë që, thotë ai, është e mirë për stabilitetin e rajonit, ndërsa aspekti i dytë lidhet me njoftimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për zvogëlimin e numrit të ushtarëve amerikanë në misionin ndërkombëtar, gjë që padyshim do të ndikojë edhe në misionin e KFOR-it.

“Misioni i KFOR-it tani ka rreth 4.700 pjsëtarë, 600 prej të cilëve janë nga SHBA-ja. Nëse presidenti Trump vendos ta zvogëlojë këtë numër, atëherë mendoj se duhet të ketë një plan B. Besoj se në këto struktura më të larta tashmë kanë një plan dhe se do t'i tregohet lidershipit të Kosovës që të mos habiten dhe të gjendet zgjidhja më e mirë nëse kjo përfundimisht ndodh”, tha Muhaxhiri për Kosovo online.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte sot po viziton Sarajevën, ndërsa nesër do të arrijë në Prishtinë, ku siç është paralajmëruar do të takohet me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidenten Vjosa Osmani.