Muhaxhiri: Vendimi i SHBA-së për pezullimin e vizave nuk do të ketë ndikim të madh në Kosovë
Analisti politik Artan Muhaxhiri vlerësoi se vendimi i SHBA-së për pezullimin e vizave imigruese për 75 vende nuk do të ketë ndikim të madh në Kosovë, duke qenë se diaspora kosovare është e orientuar kryesisht drejt vendeve evropiane.
Muhaxhiri shpjegon për Kosovo online se masa në fjalë është kryesisht statistike dhe simbolike, sepse, siç thotë ai, presidenti Trump ka një ide për luftën kundër imigracionit.
“Nuk besoj se kjo ka një mesazh politik. Shtetet që përfshihen janë përzgjedhur në bazë të nivelit të lartë të bashkimit familjar gjatë imigrimit dhe nivelit të GDP-së. Kosova ishte e përfaqësuar në të dyja tabelat. Kosova është një vend shumë i vogël dhe nuk besoj se në asnjë mënyrë mund të ndikojë në sistemin e imigracionit në SHBA, krahasuar me shtete të tjera që kanë 50 ose 100 milionë banorë. Kjo është marketing dhe një mjet për Trumpin që t’i bindë votuesit e tij se po lufton globalisht kundër imigracionit”, theksoi Muhaxhiri.
I pyetur se në çfarë mase kjo vendim ka ndikuar te liderët e vendeve të prekura, analisti thekson se liderët politikë dhe mediat kanë bërë një dallim të qartë dhe kanë nënvizuar se ky vendim lidhet ekskluzivisht me imigracionin, e jo me vizat turistike.
“Njerëzit ende mund të udhëtojnë, të studiojnë apo të vizitojnë SHBA-në. Situata është ndryshe kur bëhet fjalë për imigracionin, por shifrat janë shumë të vogla. Nuk besoj se kjo vendim do të ketë ndikim të madh në Kosovë. Emigracioni kosovar është kryesisht i lidhur me Evropën, konkretisht me Gjermaninë, Zvicrën dhe vendet skandinave, ndërsa SHBA-ja është shumë më poshtë në listën e destinacioneve. Në fillim ky vendim i habiti shumëkënd, por pasi u shpjegua, nuk pati ndikim të madh në sferën politike dhe publike”, përfundoi Muhaxhiri.
0 komentet