Nikovski: Përshtypje se Kosova ka harruar udhëheqësit e UÇK që e çuan drejt shkëputjes

Risto Nikovski
Burim: Kosovo Online

Ish ambasadori dhe analisti nga Shkupi Risto Nikovski është shprehur se të krijohet përshtypja se Kosova ka harruar të burgosurit në Hagë të cilët në 1999 e çuan Kosovën deri tek shkëputja dhe se protestat e ish pjestarëve të UÇK kanë nisur sesi “të korrigjohet gabimi”. Paralajmëron se shumë krime lufte nuk janë zbardhur ende, përfshirë dhe “ndërhyrjen ushtarake” të ish Armatës Kombëtare Çlirimtare (ONA) në Maqedoninë e Veriut në vitin 2001.

“Përshtypja është se Kosova ka harruar të burgosurit e vet në Hagë dhe duket se ata dikush i ka motivuar dhe nisi të merrte përsipër diçka pasi drejtuesit e luftës së tyre të vitit 1999 ndodhen prej kohësh në Hagë. Dhe mendoj se si rezultat i kësaj veteranët e nisën të vetëdijshëm se bërën një lloj 'gabimi' dhe nuk reaguan në kohë, nuk bërën asgjë për drejtuesit e tyre që çuan deri në shkëputje, shkëputjen e paligjshme të Kosovës", ka thënë Nikovski për Kosovo Onlajn.

I pyetur se sa realist është pretendimi se para Odave të Specializuara në Hagë, "historia po shtrembërohet" për rolin e ish UÇK, ky analist thotë se vlerësime të tilla janë "jashtë mendjes".

"Por duhet thënë se të gjitha gjykatat speciale për ish-Jugosllavinë kishin dhe dimension politik. Ky është fakt. Prova më e mirë për këtë është rasti ynë, maqedonas, kur patëm invazion, patëm intervenim ushtarak nga Kosova. Asnjë prej tyre nuk u përgjigj, shpresoj se do të vijë deri aty", thekson Nikovski.

Kujton se Tribunali i Hagës (ICTY) dënoi dy shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe se ky është tregues i shkallës së "manipulimit, por edhe i qasjes dhe vendimeve politike".

"Askush prej atyre që nisën luftën, që donin të shkëputnin të ashtuquajturat territore shqiptare nga Maqedonia, ende nuk janë përgjigjur. Besoj se do të ketë dhe rast të tillë dhe maqedonasit janë përgjigjur. Dhe deri më tani, asnjë nga 'kryengritësit' shqiptarë dhe ata që krijuan trazira ", thotë Nikovski.

Na kujton dhe absurdin e ish-Sekretarit të Përgjithshëm të NATO Xhorxh Robertson ku pjestarët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (ONA), i quajti terroristë, ndërsa në praktikë askush prej tyre nuk u përgjigj kurrë.

"Mbajtën përgjegjësi ata që mbrojtën atdheun. Pra, egziston dhe dimension politik", preçizon ai.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se Kuvendi Kosovar duhet të dalë me rezolutë rreth pozitës së vështirë të shqiptarëve në Gjykatën Speciale dhe se ky dokument menjëherë do të votohet dhe në parlamentin e Shqipërisë.

Nikovski thotë se kjo është “kohë e humbur” dhe se do të stopoheshin nga ana e bashkësisë ndërkombëtare që mbështet Kosovën.

“Këto rezoluta nuk do të ndihmojnë asgjë. Mendoj se fakti që derimë tani nuk është bërë hap i tillë në Kosovë, ka ndikim direkt tek miqtë e tyre strategjikë të cilët i këshillojnë se do të ishte hap në drejtimin e gabuar”, thotë Nikovski.

Ai gjithashtu hedh poshtë mundësinë që mund të shkohet deri tek “shfuqizimi” i pjestarëve të UÇK që kanë kryer krime lufte.

“Diçka e tillë nuk do të ndodhë. Të gjithë ata që janë aty (në Hagë) do të përgjigjen. Mund të ketë të tjerë, nuk duhet përjashtuar kjo ndonëse është pranë fundit. Të gjitha këto procese gjyqësore po u vjen fundi. Megjithatë, të gjithë do të përgjigjen dhe besoj se ata që bërën trazira në Maqedoni dhe që e kthyen vendin tonë dhjetë vite pas dhe ata do të përgjigjen gjithashtu”, shpreh besim Nikovski.