Nunci apostolik: Froni i Shenjtë i qëndron principeve në qëndrimet për Kosovën

Santo Ganđemi
Burim: Prtint Screen/Kurir

Froni i Shenjtë i qëndron principeve në qëndrimet e veta kur bie fjala rreth shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, ka deklaruar në Suboticë, nunci apostolik, ambasadori i Fronit të Shenjtë në Sërbi kryepeshkop Santo Gangjemi, transmeton RTS.

Nunci apostolik Santo Gangjemi ka thënë se politika e Vatikanit nuk ka ndryshuar qysh prej takimit të papa Françeskut me presidentin Aleksandar Vuçiq në vitin 2019.

"Froni i Shenjtë i qëndron principeve dhe qëndrimeve të veta kur bie fjala për shpalljen e njëanshme të pavarësisë së Kosovës. Sigurisht po ndjekim gjithçka që ndodh këtu në dialogun mes dy palëve e gjithashtu si besimtarë, lutemi që të gjendet zgjidhje e pranueshme për të dy palët, paqen dhe stabilitetin të cilat i ëndërrojnë këta popuj" u ka thënë gazetarëve nunci apostolik Gangjemi.

Kryebashkiaku i Suboticës Stevan Bakiq, është takuar me kryepeshkopin Gangjemi i cili do të qëndrojë në këtë qytet deri të dielën.

Kryebashkiaku i Suboticës dhe ambasadori i Fronit të Shenjtë në Sërbi në takimin e mbajtur në sallën e gjelbër në godinën e bashkisë, kanë biseduar rreth potencialeve të Suboticës dhe Paliqit, angazhimin e vetëqeverisjes lokale për zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes njerëzve të kulturave dhe feve të ndryshme dhe bashkëpunimin me Kishën Katolike, si dhe rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit ku siç tha Stevan Bakiq, është politika kryesore e Republikës së Sërbisë.

“Shfrytëzoj nga ky rast ashtu siç kam bërë edhe në bisedën tonë, që në emër të qytetit të Suboticës dhe në emrin tim personal, t’i shpreh mirënjohje kryepeshkopit Gangjemi për qëndrimin e principtë të Fronit të Shenjtë në lidhje me respektimin e sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Sërbisë dhe për çështjen e mosnjohjes së shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, si dhe për mbështetjen që i ofron Sërbisë në procesin e integrimit europian" ka theksuar kryebashkiaku Bakiq.

Ky i fundit ka thënë se qeverisja vendore ka një bashkëpunim të jashtëzakonnshëm me të gjitha kishat dhe komunitetet fetare në Suboticë, ku prej vitesh i ndihmon dhe se përpiqet të përmirësojë vazhdimisht mbështetjen që u jep përmes tenderave publikë ku do të ndajë fonde për bashkëfinancimin e projekteve të kishave dhe komuniteteve fetare.