Odalloviq: Sërbia në situatën më komplekse në gjetjen e të zhdukurve, nuk e ndjekim zbatimin e Konventës në Kosovë

Veljko Odalović
Burim: Ministarstvo za ljudska i manjinska prava i društveni dijalog

Kryetari i Komisionit të personave të zhdukur në Qeverinë e Sërbisë Velko Odalloviq ka theksuar sot në seancën e Komitetit të KB për të zhdukurit me forcë në Gjenevë, se Sërbia po përballet me situatën më komplekse në gjetjen e të zhdukurve qysh prej vendosjes së marrëdhënieve me institucionet kompetente për kërkimin në territorin e ish Jugosllavisë.

Arsyet për këtë janë si kërkesat për kërkimin e personave të zhdukur dërguar disa palëve në rajon, ashtu edhe koha e madhe që ka kaluar nga zhdukja e tyre, tha Odalloviq, i cili është shefi i delegacionit të Sërbisë ku e përbëjnë dhe përfaqësues të Ministrisë së të Drejtave të Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Social ku në Gjenevë u prezantua Raporti i Dytë Periodik rreth Zbatimit të Konventës Ndërkombëtare për mbrojtjen e të gjithë personave të zhdukur me forcë.

Odalloviq veçanërisht theksoi faktin se Republika e Sërbisë nuk ka mundësi të ndjekë zbatimin e asaj konvente në Kosovë, duke qenë se në bazë të Rezolutës 1244 të KS të KB, administrimi i atij territori i është besuar UNMIK.

Ai vuri në dukje dhe situatën gjendjen aktuale, si dhe kushtet e jetesës dhe masat represive që ndërmerren ndaj popullatës joshqiptare, veçanërisht pjestarëve të komunitetit sërb në Kosovë, të cilët sikurse theksoi, janë të privuar nga e drejta, të ekspozuar ndaj diskriminimit në bazë etnie, si dhe mosrespektimit sistematik dhe institucional të të drejtave civile dhe politike, thuhet në deklaratë.

Përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë së Sërbisë vurën në dukje reformën kushtetuese të zbatuar dhe proceset që po ndodhin në fushën e drejtësisë në vitet e fundit, veçanërisht në fushën e harmonizimit me ato të BE dhe ndryshimet në Kodin Penal i cili do të përcaktonte zhdukjet me forcë si vepër penale më vete.

Përfaqësuesit e Ministrisë së të Drejtave të Njeriut, Pakicave dhe Dialogut Social theksuan se Sërbia e ka bërë mirë kuadrin ligjor që rregullon procesin e pjesmarrjes së publikut përfshirë organizatat e shoqërisë civile në proçesin e ndërmarrjes së rregulloreve dhe vendosjen e politikave publike.

Kryesuesi i Komisionit për Zhdukje të Dhunshme, Oliver de Frovilli, theksoi se tema e të zhdukurve me forcë mbetet problem serioz në shoqëri deri në gjetjen e të zhdukurve dhe se përbën gur pengese në bashkëpunimin mes shteteve.

Theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit politik, si dhe ndërtimin e kuadrit institucional e ligjor për të zgjidhur zhdukjet me forcë.

Ai vlerësoi se të zhdukurit me forcë dhe pas 35 vitesh vazhdojnë të jenë temë aktuale dhe burim konflikti në rajon.

Pjesëmarrësit u dakordësuan se është e nevojshme të intensifikohen përpjekjet sesi të gjenden të zhdukurit dhe zgjidhjen e problemeve që vazhdojnë të rëndojnë shoqëritë në rajon.

Delegacioni i Sërbisë që kryesohej nga Velko Odalloviq, përbëhej nga sekretari i Shtetit në Ministrinë për të Drejtat e Njeriut, Minoriteteve dhe Dialog Social, Rejhan Kurtoviq, përfaqësues të Komisionit për Personat e Zhdukur, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ministrisë së Drejtësisë, MPB, Zyrës për Kosovë e Metohi, Prokurorisë Publike për Krime Lufte, e Kryqi i Kuq i Sërbisë.