Orlliq me Kan për vendimin ndaj Todosijeviqit: Prishtina ndërmerr haptazi persekutim ndaj sërbëve
Kryetari i Kuvendit Popullor të Republikës së Sërbisë Vlladimir Orlliq, është takuar sot me të dërguarin special të Këshillit të të Drejtave të Njeriut për Promocion dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Lirisë së Shprehjes dhe Mendimit në KB, Iren Kan ku është njohur me rastin e Ivan Todosijeviqit i cili është dënuar me burg nga pala e Prishtinës, për shprehje verbale.
Orlliq ka rrëfyer se “qysh prej rënies së perdes së hekurt, nuk ka ndodhur që dikush në truallin e Europës të gjykohet vetëm për shkak të deklaratave" thuhet në deklaratën e Kuvendit Popullor.
"Kudo në Europë diçka e tillë sot është tërësisht e paimagjinueshme dhe pikërisht kjo u ndodh sërbëve në K&M. Personi u dënua me një vit burg, I’u nis ftesa për të vuajtur dënimin e ndërkohë që vendimi as nuk i është dorrëzuar. Kjo është veçse dhunë e padrejtë madje shkelje brutale e të drejtave të njeriut dhe persekutim i hapur. Në të njëjtën kohë, efektivi i Kurtit i të ashtuquajturës 'forcat e sigurisë' qëlloi ndaj fëmijës sërb një ditë para Krishtlindjes, e ai maskara, u la në arrest shtëpiak me akuzën e vetme të 'shkaktim rreziku'. Këto fakte tregojnë qartë për shkeljet e rënda të së drejtës së lirisë së mendimit, shprehjes, si dhe të të gjitha të drejtave të tjera të sërbëve në K&M, dhe meritojnë një vend në raportin e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut” ka thënë kryetari i Kuvendit Popullor.
Ky i fundit theksoi se në Republikën e Sërbisë egziston liri absolute e shprehjes dhe mendimit ashtu sikurse vendi ynë vitet e fundit ka bërë përparim në këtë fushë përmes ndërhyrjeve praktike. Kjo konfirmon theksoi ai, tregues relevant ndërkombëtar.
"Sipas indeksit për lirinë e medias 'Reporterët pa kufi' vitin e kaluar Sërbia përparoi me 14 vende në raport me vitin paraardhës duke u renditur më mirë sesa disa vende anëtare të BE" ka thënë kryetari i parlamentit.
Ky i fundit ka theksuar se sot shënohet numër i vogël i sulmeve fizike ndaj gazetarëve në raport me më shumë se 10 vjet më parë duke shtuar se po punohet për përparimin e të drejtave të gazetarëve dhe garantimin e sigurisë së tyre përmes organeve kompetente të formuara nga qeveria e Sërbisë, përmes krijimit të mjaft mekanizmave dhe krijimin e platformave të reja.
Orlliq kujtoi se në kuadër të zgjedhjeve të vitit të kaluar, KP i RS, miratoi ndryshime në Ligjin për Median Elektronike dhe Ligjin për Shërbimet e Medias Publike, miratimi i të cilave, së bashku me të tjera zgjidhje, ishte rezultat i dialogut ndërpartiak çka mundësoi kushte zgjedhore sipas standardeve më të larta demokratike qysh prej vendosjes së sistemit shumëpartiak në Sërbi.
Duke folur për informimin e pakicave kombëtare në gjuhën e tyre, ai theksoi se edhe kjo çështje është rregulluar mjaft mirë në vendin tonë sesa në disa vende europiane, si dhe konfirmoi disponueshmërinë e gjerë të internetit për qytetarët e Sërbisë.
“Zonat urbane janë plotësisht të mbuluara nga interneti me shpejtësi të lartë, të cilin qeveria e Sërbisë do t'ua sigurojë zonave më të largëta rurale deri në vitin 2025, duke zbatuar programin kombëtar të rrjetit të brezit të gjerë", tha Orliq.
Iren Kan ka përshëndetur kornizën rregullatore e cila garanton lirinë dhe pluralizmin e mediave në Sërbi dhe theksoi Kuvendi Popullor ka një rol të rëndësishëm kur bie fjala për zgjidhjet ligjore të cilat duhet të ndërmerren. Orlliq ka shprehur pritshmëritë që bashkëpunimi mes KP të RS dhe Udhëheqja e të drejtave të njeriut në KB, të vazhdojë edhe në të ardhmen.
0 komentet