Orlliq: Nënshkruesit e letrës për BE, SHBA dhe Britanisë së Madhe lobistë të çertifikuar të pavarësisë së Kosovës

Vladimir Orlić
Burim: SNS

Kryetari i Parlamentit të Sërbisë Vlladimir Orlliq është shprehur se letra e 56 parlamentarëve dërguar BE, SHBA dhe Mbretërisë së Bashkuar ku kërkohet ashpërsim i politikës ndaj Sërbisë për shkak të Kosovës-me ç’duket është lloj presioni, raporton RTV.

“Nënshkruesit janë deputetë të shteteve që kanë më shumë se 6000 deputetë, kështu që numri i përgjithshëm tregon se sa rëndësi duhet t'i kushtohet gjithë kësaj. Fakti se janë kryetarë të disa komisioneve, kjo ju tregon përafërsisht se në cilën mënyrë duhet të trajtohen dhe sa rëndësi kanë. Çfarë mendoni se do të ngrihej dhe do të reagonte, për shembull, Spanja, nëse prej këtej Borko Stefanoviq dhe Çuta Jovanoviq të dërgonin letër në të cilën kritikohej kryeministri spanjoll dhe të pajtohen për pavarësinë e Katalonjës" konstaton Orlliq dhe theksoi se "sigurisht që nuk do të tronditej shumë”.

Orlliq në një intervistë për Tanjug, ka theksuar se në listën e nënshkruesve ndodhen dhe lobistë të çertifikuar të pavarësisë së Kosovës.

Kur është fjala për punën e parlamentit, Orlliq thotë se deputetët në vitet e fundit kanë miratuar 120 ligje dhe më shumë se 70 ditë kanë shpenzuar kohë në pleniume duke thënë se seanca e radhës do të mbahet në fund të gushtit apo fillim të shtatorit.

Pyetjes se në çfarë atmosfere kanë punuar deputetët në periudhën e fundit, sepse ka pasur incidente edhe në Kuvendin Popullor, Orlliq thotë se incidentet vijnë gjithmonë nga njëra anë, nga deputetë që, thotë ai, përfaqësojnë partitë ish qeverisëse.

“Ata që janë më këmbëngulësit në prishjen e seancave, në sharjet e deputetëve të tjerë, në tentativa për të krijuar incidente fizike, këta janë ata që mbarë Sërbia i shikoi sesi nxitonin të sulmonin presidentin e Sërbisë kur erdhi të fliste për Kosovën dhe Metohinë me ftesën që ata kishin bërë, por edhe sesi u futën në ndenjëset e deputetëve të tjerë duke u përpjekur të shkaktonin incident fizik. Kjo nga njëra anë, është pamja e atmosferës që kishim, por mbi të gjitha, është pamje e atyre që bëjnë këto gjëra. Kjo sigurisht që nuk mund të ndikojë tek shumica serioze dhe e përgjegjshme, e as në fytyrën e Sërbisë” ka theksuar Orlliq.