OSBE: Është thelbësore që të drejtat e serbëve të Kosovës të respektohen plotësisht
Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) njoftoi se është duke i monitoruar nga afër vendimet dhe veprimet e institucioneve të Kosovës, përfshirë futjen e një rregulloreje të re për transaksionet valutore, dhe se është thelbësore që të drejtat e serbëve të Kosovës të respektohen plotësisht.
Siç kanë thënë OSBE në rrjetin social “X”, theksojnë se institucionet e Kosovës janë të vetëdijshme se kjo do të ketë pasoja për popullatën dhe se kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të ofruar një periudhë tranzitore, për të shmangur vështirësitë për qytetarët e prekur me këtë vendim, me komunikim më të mirë.
“Është thelbësore që të drejtat e komuniteteve joshumicë, përfshirë komunitetin serb të Kosovës, të respektohen plotësisht dhe të lihet koha për konsultimet e nevojshme për të prekurit. Është gjithashtu e rëndësishme që i gjithë komunikimi publik përkatës të jetë në të dyja gjuhët zyrtare”, tha OSBE në një deklaratë.
Siç bëjnë të ditur nga ky mision, ata po ashtu po monitorojnë veprimet e Policisë së Kosovës, duke përfshirë operacionet e drejtuara ndaj institucioneve serbe në komunat e Dragashit, Pejës, Istokut dhe Klinës, si dhe ndaj OJQ Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.
“Mbyllja e papritur e institucioneve që ofrojnë shërbime sociale ose shëndetësore për pjesëtarët e komuniteteve joshumicë rrezikon të ketë një ndikim negativ tek individët dhe familjet duke kufizuar aksesin e tyre në disa shërbime bazë”. Mbrojtja e mirëqenies së komuniteteve të prekura, duke përfshirë grupet veçanërisht të cenueshme, duhet të jetë një prioritet përpara zbatimit të politikave apo vendimeve të tilla”, kanë thën nga ky mision.
0 komentet