Pavkoviq: Trump nuk do ta mbyllë Bondstillin, Ballkani është një bastion i rëndësishëm strategjik
Millosh Pavkoviq, bashkëpunëtor në Qendrën për Politikë Evropiane, thotë për Kosovo online se nuk duhet të presim mbylljen e bazës Bondstill dhe tërheqjen e ushtarëve amerikanë nga Kosova, pavarësisht disa parashikimeve se kjo mund të ndodhë sepse Donald Trump do të jetë kreu i SHBA në katër vitet e ardhshme.
Ai thekson se gjatë mandatit të parë të Trump është përgatitur tërheqja e SHBA-ve nga Afganistani dhe se duke bërë një paralele me këtë, shpeshherë përmendet si mundësi tërheqja e SHBA-së nga Kosova.
"Unë nuk mendoj se do të jetë kështu, sepse krahu lindor i NATO-s është dëshmuar të jetë i rëndësishëm për SHBA-në dhe nuk besoj se ndonjë administratë do të marrë vendime të tilla radikale në lidhje me mbylljen e Bondstillit. Nga ana tjetër, Trump është i njohur për politikën e tij të izolimit dhe 'Amerika në radhë të parë', por jo në atë masë sa të tërhiqet nga një bastion shumë i rëndësishëm strategjik siç është Ballkani dhe Evropa Juglindore. Nuk mendoj se duhet të presim tërheqjen e amerikanëve”, vlerëson Pavkoviq.
Është e mundur, shton ai, që administrata e re e Trump kërcënon të tërhiqet në marrëdhëniet me qeverinë aktuale në Prishtinë, por se është e parakohshme të thuhet se kjo do të ndodhë.
0 komentet