Pavkoviq: Universiteti është objektivi i parë dhe i radhës i qeverisë në Prishtinë

Miloš Pavković
Burim: Kosovo Online

Millosh Pavkoviq, bashkëpunëtor i Qendrës për Politika Evropiane, vlerëson për Kosovo online se kryeministri i Kosovës Albin Kurti nuk do të ndalet me lëvizje të njëanshme dhe se objektivi i ardhshëm i qeverisë së tij do të jetë Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë.

Siç thotë ai, Kurti po e shfrytëzon mjaft faktin se në Bruksel ka një vakum dhe nuk është zgjedhur Komisioni dhe administratën e re Evropiane, prandaj supozon se do të vazhdojë me veprime të tilla.

“Tani për tani nuk ka asnjë indikacion se Kurti do të ndalet. Ajo fushatë e lëvizjeve të njëanshme filloi me ndalimin e dinarëve, përmes mbylljes së Postës së Kursimeve dhe postës dhe tani vazhdoi me bastisjen e Autoriteteve të Përkohshme, Spitali në Mitrovicë dhe disa institucione kulturore. Të vetmet institucione që kanë mbetur si objektiva janë arsimi dhe shëndetësia në KdheM. Mendoj se objektivi i radhës do të jetë Universiteti i Prishtinës me seli të përkohshme në Mitrovicë, kjo ka mbet therr në sy të qeverisë në Prishtinë dhe do të jetë objektivi i parë i radhës në listën e tyre”, thotë Pavkoviq.