Pensionistja nga Mitrovica e Veriut: Mezi e siguroj bukën e gojës, por kjo është 'demokracia' në Kosovë

Penzionerka Dušanka Vlahović
Burim: Kosovo Online

Turmat shumëditore para Bankës së Postës të Kursimeve, kufijtë ditorë të tërheqjes së parave prej 10 mijë dinarë dhe bankomatët bosh janë vetëm disa nga pasojat e dekretit të Bankës Qendrore të Kosovës, e cila ndaloi dinarin nga 1 shkurti. Pensionistja Dushanka Vllahoviq nga Mitrovica e Veriut thotë se ky vendim i rrezikon më së shumti pensionistët, por thekson se askush nga bashkësia ndërkombëtare nuk shqetësohet për këtë.

Në jetën edhe ashtu të vështirë të pensionistëve në Kosovë kanë ndikuar edhe vendimet e fundit të pushtetarëve në Prishtinë, por Dushanka Vllahoviq thotë se nuk do ta lërë vatrën e saj shekullore.

"Mezi ia dal dot dhe most ë flas për ilaçet. Kam dy javë që jam në spital dhe nuk ka as infuzion në spital, siç e dini të gjithë. Më e keqja për mua është se Komunitetit ndërkombëtarë nuk i intereson shumë dhe asgjë nuk zgjidh. Nuk e di se çfarë do të ndodhë, por gjithsesi këtu kam lindur, këtu jetoj dhe këtu do të vdes”, thotë ajo.


Duke komentuar radhët e gjata para bankave këto ditë, Vllahoviq thotë se nuk ka tentuar as ta tërheq pensionin sepse është në gjendje të keqe shëndetësore.

“Nuk kam tentuar ta tërheqi pensionin sepse më dhembin këmbët, kam tension të ulët dhe nuk mundohem të pres fare, por vajza ime shkon, pret dy tre orë, ndonjëherë merr 10.000 apo 15.000 dinarë dhe këtë e planifikon. Situata është e vështir, por kjo është "demokracia" dhe neve nuk na duhej asgjë nga kjo "demokraci. Ne jetuam si perëndi, por kjo demokraci na shkatërroi të gjitha, nga më i madhi tek më i riu", thekson Vllahoviq.


Bashkëbiseduesja ynë thotë se aktualisht është më e vështira për pensionistët, sepse janë të moshuar dhe të sëmurë.

“Në radhë nuk mund të presim. Edhe po të qëndrojmë në radhë, do të ketë një situatë që nuk ka më para, kështu që të vijmë nesër, do të presim dy-tre orë. Kanë dëmtuar gjithë popullin por pensionistët këtu janë më të rrezikuarit për sa i përket dinarëve, nuk e di se çfarë u duheshin dhe nuk e di kujt i përshtatet, por sigurisht që nuk na shkon”, tha ajo.


Duke folur për realitetin e përditshëm në veri të Kosovës pas dekretit të BQK-së dhe ndalimit të mallrave serbe, ajo ka deklaruar se jeton jashtëzakonisht keq. Përpiqet të shpërndajë të ardhurat modeste të pensionit për të gjithë muajin dhe pasi blen ilaçe thotë se ndonjëherë mund të blej frutat, por më shpesh jo, sepse paratë nuk i dalin për të gjitha.

"Sa i përket ushqimit, ata duan që na të vdesim nga uria. Askush nuk po kujdeset për këtë, për të hequr ndalimin e qarkullimit të lirë të mallrave. Askush nuk po flet për këtë tani, sepse gjëja më e rëndësishme është dinari dhe shpresoj të mbetet valuta kryesore sepse komuniteti ndërkombëtar ishte shumë i shqetësuar për këtë demokraci që erdhi këtu dhe ne mund të bënim pa të”, thotë Vlahoviq.