Petkoviq: Bastisja e Policisë Kosovare pasqyron politikën etnonacionaliste të Kurtit
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka folur për rastin e bastisjes më të re të Policisë Kosovare në ambjentet e Institucioneve të sportit, rinisë dhe shërbimeve të specializuara si dhe dëbimin e punonjësve të NKP “Ujësjellësi Ibar“ i ndërmarrjes në Mitrovicën e Veriut dhe theksoi se kjo pasqyron politikën etnonacionaliste të kryeministrit të Kosovës në mandatin teknik Albin Kurti ku ka për synim dëbimin e gjithçkaje sërbe nga Kosova.
Petkoviq kujtoi se në ditën kur në Prishtinë mbërrin kryetari i Këshillit të Europës Antonio Koshta, Kurti urdhëron bastisje të reja tek institucionet sërbe në veri të Kosovës me “marrjen banditeske” dhe keqtrajtimin e punonjësve, bën të qartë sikurse thotë ai, se çfarë mendon për dialogun dhe Unionin Europian në përgjithësi.
“Bastisjet më të fundit në ambjentet e Institucioneve të sportit, rinisë dhe shërbimeve të specializuara, keqtrajtimin e punonjësve si dhe dëbimin mëngjesin e sotëm të punonjësve të NKP “Ujësjellësi Ibar“ prej ndërmarrjes në Mitrovicën e Kosovës, pasqyron politikën etnonacionaliste të Kurtit që ka për synim dëbimin e gjithçkaje sërbe nga Kosova e Metohia. Kurti ndërmerr politikën e vet eskaluese dhe hapa të kundërligjshëm në dëm të popullit sërb në Kosovë e Metohi, ndërsa përfaqësuesit e misionit ndërkombëtar qëndrojnë të heshtur dhe vëzhgojnë me pasivitet akte të tilla të dhunshme dhe të njëanshme dhe shembin të gjitha arritjet e arritura deri më sot përmes dialogut” ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit tha se Beogradi së bashku me përfaqësuesit e popullit sërb të Kosovës, përherë do të ndihmojnë popullin e vet e kështu dhe punonjësit të cilët janë gjendur nën goditje, sikurse thotë, nga ekstremistët nga Prishtina të cilët në mungesën e suksesit për të formuar qeverinë, e kompensojnë me sulme ndaj popullit sërb.
“Një gjë është e sigurtë, ashtu sikurse më kot shtyvën në parlament Nenad Rashiqin njeriun e punëve të pista, ashtu janë dhe të kota të gjitha sulmet ndaj popullit sërb pasi sërbët në çdo lëvizje të tyre të njëanshme, janë të vendosur me këmbëngulje pavarësisht terrorit të ushtruar ndaj tyre” konkludoi Petkoviq.
0 komentet