Petkoviq: BKS po pret Kurtin dhe pasardhësin e tij, ky është obligim i Prishtinës

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka thënë sot se Bashkësia e Komunave Serbe është në pritje të Albin Kurtit dhe pasardhësit të tij, sepse ky është obligim i Prishtinës, i garantuar nga Bashkimi Evropian.

Me rastin e mesazheve të Kurtit në tubimin zgjedhor në Mitrovicën e Jugut, ku ai tha se „situata në veri është përmirësuar gjatë mandatit të tij“ dhe se nën drejtimin e tij si kryeministër nuk do të ketë BKS, Petkoviq vuri në dukje se Kurti është seriozisht i shqetësuar para zgjedhjeve dhe po i forcon retorikën dhe sulmet ndaj popullit serb.

„Kot është që ai mohon dhe sulmon, sepse më 9 shkurt do të duhet të pranojë fitoren e Listës Serbe dhe të popullit serb! BKS e pret edhe Kurtin dhe pasardhësin e tij, sepse është një detyrim që Prishtina e ka marrë përsipër dhe BE e ka garantuar!“, shkroi Petkoviq në rrjetin social „X“.

Ai shtoi se Kurti nuk duhet të përpiqet ta aneksojë veriun.

„Siç nuk i shkojnë për mirë Kurtit kushtet zgjedhore, ashtu edhe rrethanat botërore po e ngatërrojnë gjithnjë e më shumë, prandaj të mos e pretendojë paraprakisht veriun dhe liqenin e Gazivodës!“, përfundoi Petkoviq.