Petkoviq: A është djegia e shtëpisë së Janaçkoviqit demokraci dhe de-përshkallëzimi i Kurtit?
Burim: Kosovo Online
Me rastin e djegies së shtëpisë së të kthyerit Ranko Jançkoviq në Novosellë Maxhunsko, drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq, ka kërkuar nga i dërguari special i BE-së për dialogun ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, Miroslav Lajçak dhe kreut të OSBE në Kosovë, Michael Davenport, nëse kjo është demokracia dhe deeskalimi i Kurtit?
Petkoviq ka postuar një video në rrjetin social “X” ku shihet se shtëpia e familjes Janaçkoviq është shkatërruar plotësisht nga zjarri.
“Për herë të tretë ekstremistët shqiptarë i vunë zjarrin shtëpisë së të kthyerve të familjes Janaçkoviq. Kështu jetojnë serbët në Kosovë dhe Metohi nën terrorin e Kurtit, si jeton një komb në zemër të Evropës në shekullin 21. A është kjo demokracia e Kurtit dhe de-përshkallëzimi?” pyeti Petkoviq.
komentet