Petkoviq: Gjatë takimit me Lajçakun, Vuçiq theksoi pozitën e vështirë të serbëve në Kosovë dhe Metohi

Petar Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq ka thënë sot se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin me të dërguarin special për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Mirosllav Lajçak, ka nënvizuar problemet kryesore në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradi dhe Prishtina, duke theksuar se Prishtina refuzon të vazhdojë bisedimet në atë drejtim dhe çdo ditë del me lëvizje të reja të njëanshme që e rrëzojnë dialogun.

Petkoviq ka theksuar se takimi me Lajçakun ka zgjatur më shumë se një orë.

Siç thotë ai, Vuçiq ka theksuar qartë pozitën shumë të vështirë të popullit serb në Kosovë dhe Metohi dhe domosdoshmërinë që Prishtina të ndalojë lëvizjet e përshkallëzuara që rrezikojnë jetën.

“Ai theksoi domosdoshmërinë e formimit të BKS-së, e cila ka 10 vite në pritje dhe që Prishtina të ndalojë pengimin e marrëveshjes për draft-statutin. Prishtina refuzon të vazhdojë bisedimet në atë drejtim dhe çdo ditë del me lëvizje të reja të njëanshme që e rrëzojnë dialogun”, theksoi Petkoviq.

Petkoviq po ashtu ka deklaruar se gjatë bisedës me Lajçakun, presidenti ka theksuar rëndësinë e peticionit të nënshkruar për shkarkimin e kryetarëve të katër komunave dhe ka thënë se serbët kanë mbledhur një numër të mjaftueshëm të nënshkrimeve.

Ai thekson se tani është radha e Kurtës që të veprojë sipas “udhëzimeve të tij administrative” dhe të organizojë zgjedhje pas të cilave, për shkak të pjesëmarrjes së madhe të serbëve, do të kishte kryetarë komunash serbë.

Sipas drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Vuçiq ka insistuar gjithashtu se është e nevojshme që Kurti të ndalë veprimet e njëanshme, ndër të cilat më e fundit është ndalimi i përdorimit të dinarit.

“Beogradi është i gatshëm të diskutojë për procesin e normalizimit, politika jonë është që ne duhet të ndërtojmë paqen, të ruajmë stabilitetin para së gjithash në Kosovë, prandaj edhe në rajon.

Ne do të luftojmë në mënyrë demokratike për të shpëtuar popullin tonë, për të bërë gjithçka që procesi i normalizimit të jetë kuptimplotë sepse normalizimi nënkupton normalitet për jetën e përditshme të serbëve në Kosovë, që është e nevojshme që ata të mbijetojnë dhe të qëndrojnë në vatrat e tyre”, tha Petkoviq.

Ai thekson se kjo është arsyeja pse është e nevojshme formimi i Bashkësisë së Komunave Serbe, e cile do të mundësonte ruajtjen e të drejtave individuale dhe kolektive të serbëve, të cilat, siç thekson ai, tani vazhdimisht po shkelen.

“Ne jemi pala përgjegjëse, ne kujdesemi që të zbatojmë detyrimet tona, por është e nevojshme që edhe pala tjetër ta bëjë këtë. Në vend që të shkojmë drejt një de-eskalimi të marrëdhënieve dhe pavarësisht se çfarë kërkon BE, çdo gjë që bëjmë nuk përballet me efekte që çojnë në normalizim. E shohim se Prishtina në vend që t'i përgjigjet pozitivisht dorës sonë të zgjatur, po përpiqet të shkatërrojë dialogun dhe të vërë në dyshim mbijetesën e popullit tonë në Kosovë me lëvizje negative, ilegale dhe të dhunshme”, tha ai dhe shtoi.

“Beogradi do të bëjë gjithçka për popullin serb, si të sigurojë një pozitë më të mirë për ta, por edhe që paqja të mbretërojë në provincën jugore serbe”, tha Petkoviq.