Petkoviq: Kurti dëshiron t’u heqë sërbëve në Kosovë e Metohi të drejtën e lirisë së besimit

Petković
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se ndodh për herë të parë në histori që një patriarku t’i ndalohet hyrja në hapësirën e Kosovës dhe udhëtimi drejt Patriakanës së Pejës e cila përfaqëson prej shekujsh selinë e Patriakanës Sërbe.

"Këtë ndalim mund ta shikojmë si shovinizëm të Albin Kurtit politika e të cilit është bazuar në masat dhe orjentimet antisërbe", ka thënë Petkoviq për TV Most.

 Ai ka theksuar se kjo është fytyra e vërtetë e Albin Kurtit dhe dëshira e tij për dëbimin e sërbëve nga vatrat e tyre.

"Pas faktit që Albin Kurti dëshiron të arrestojë anëtarët e familjes së presidentit të Sërbisë, Aleksandar Vuçiq, duke bërë thirrje për viktima sërbe në barrikada, e deri tek ndalimi i sotëm i shënjtërisë së tij patriarkut Porfirije, duket qartë fytyra e tij e zhveshur çka dëshiron dëbimin e popullin sërb nga territori i Kosovës. Kurti do të ndërhynte sot edhe në rendin kishtar, me ndryshimin e kanuneve shekullore të Kishës Ortodokse Sërbe" ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit ka theksuar se është absolutisht e papranueshme ajo që i ka ndodhur sot patriarkut Porfirije pasi kjo do të thotë se në këtë mënyrë Kurti dëshiron të ndalë edhe lirinë e besimit popullit sërb në Kosovë dhe gjithashtu i parpanueshëm spegimi i ardhur nga Prishtina rreth arsyeve të ndalimit në Merdarë dhe kthimit mbrapsht të tij çka janë absolutisht të papranueshme.

“Qeveria në Prishtinë ka kërkuar nga patriarku të dënojë barrikadat të cilati i ka ngritur populli sërb si kusht që të hynte në Kosovë. Deri ku shkon urrejtja e Albin Kurtit ndaj popullit sërb dhe cili hap i radhës do të jetë? Askush person normal nuk mund ta kuptojë se çfarë po ndodh kur i ndalohet hyrja në Kosovë një patriarku sërb” ka thënë Petkoviq.

Ky i fundit tha se për gjithçka që ka ndodhur, janë vënë në dijeni të gjitha instancat ndërkombëtare, veçanërisht ato në Bruksel duke i‘u përsëritur shkeljet e marrëveshjeve për vizitat zyrtare, si dhe për faktin se në zemër të Europës, popullit sërb po i cënohet e drejta e besimit fetar.