Petkoviq: Kurti kërcënoi hapur serbët me dhunë për Vidovdanin
Albin Kurti sot i kërcënoi hapur serbët e Kosovës me dhunë për Ditën e Vidovdanit, duke u përpjekur që me akuza të çmendura dhe të pabazuara ndaj Beogradit dhe popullit serb të krijojë një alibi për planet e veta represive që dëshiron t’i realizojë nesër, thuhet në deklaratën e drejtorit të Zyrës për Kosovë dhe Metohi, Petar Petkoviq.
„Për Kurtin, Gazimestani ka qenë gjithmonë një fushë për gjueti, shtypje dhe ngacmim të serbëve, arrestime pa bazë të bashkatdhetarëve tanë, dhe tani ai tashmë po njofton paraprakisht dhunën e së cilës është krijuesi dhe organizatori i vetëm në Kosovë dhe Metohi. Siç e ka thënë me mençuri populli ynë për shekuj me radhë, në Vidovdan gjithçka shihet qartë, qëllimet terroriste të Kurtit shihen dhe njihen qartë, si dhe mbështetja për protestantët në Serbinë qendrore, të cilët duket se kanë më shumë sesa mbështetje verbale nga Prishtina", tha Petkoviq.
Ai shtoi se „pikërisht për këtë arsye si Kurti nga Prishtina, ashtu edhe protestantët në Beograd, po paralajmërojnë dhe kërcënojnë me dhunë për Vidovdan“.
„Kanë të njëjtin qëllim dhe mision – të shkatërrojnë dhe copëtojnë Serbinë, të dobësojnë popullin serb dhe për këtë më nuk e fshehin që janë në koordinim. Jam i bindur se të gjithë serbët e ndershëm në Kosovë dhe Metohi dhe në Beograd do ta shënojnë Vidovdanin në mënyrë dinjitoze dhe të qetë, se nuk do t’i bien në kurth provokimeve të Kurtit e as të bllokuesve dhe se do të tregohet që planet e dhunshme dhe të ulëta të bllokuesve nga Beogradi dhe terroristëve nga Prishtina do të dështojnë përballë Serbisë së ndershme!“, përfundoi Petkoviq.
0 komentet