Petkoviq me Bunford: Marrëveshja ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës shemb sigurinë rajonale

Petar Petković i Žolt Bunford
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për K&M Petar Petkoviq është takuar me të dërguarin special të kryeministrit të Hungarisë për Ballkanin Perëndimor Zholltan Bunford.

Sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për K&M, Petkoviq i përcolli qëndrimin e Beogradit për çështjen e zhvillimeve më të reja në Kosovë, veçanërisht duke theksuar se së shpejti mbushen plot 12 vite që Prishtina nuk ka formuar BKS për të cilën sikurse tha, ka qenë e detyruar ndaj marrëveshjes së Brukselit, ndërsa firmosja e saj garantohej nga BE. Petkoviq gjatë bisedës me bashkëbiseduesin e tij ka tërhequr veçanërisht vëmendjen për bashkëpunimin ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë. 
Petkoviq e njohu Bunfordin sikurse bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për K&M, me dhunën e përditshme institucionale e fizike ku rregjimi prishtinas ndërmerr ndaj sërbëve duke theksuar se Prishtina në një periudhë të shkurtër kohore, njëanshmërisht përmes forcës ka mbyllur një sërë institucionesh sërbe në mbarë Kosovën. Petkoviq kujtoi se bëhet fjalë për institucione që për sërbët por dhe për pjestarët e tjerë të komuniteteve në Kosovë u ofrojnë shërbime të rëndësisë jetike nga ato të asistencës sociale e deri tek pagat, pensionet, të nevojshme për ruajtjen e egzistencës së tyre elementare, sikurse dhe qendrat e punës sociale, Fondi i pensioneve, zyrat e Postës, organet e përkohshme të komunave sërbe...

Drejtori i Zyrës për K&M tërhoqi vëmendjen se me mbylljen e institucioneve do të duhej të formohej BKS, për të cilën Albin Kurti, sikurse thuhet, sërish ka treguar se nuk e ka fare në mendje që të lejojë formimin e BKS. 

Petkoviq gjatë bisedës me bashkëbiseduesin e tij ka tërhequr vëmendjen veçanërisht dhe për marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, e cila jo vetëm që shkel direkt marrëveshjen aktuale subrajonale për kontrollin e armatimeve, por paraqet sikurse thuhet, provokim të hapur ndaj Beogradit dhe popullit sërb në Kosovë dhe për pasojat që mund të ketë në minimin e sigurisë rajonale, paqes dhe stabilitetit. 

Në njoftim bëhet e ditur se drejtori i Zyrës për K&M, zyrtarin hungarez e informoi dhe për vonesat e rezultateve zgjedhore për të cilat rregjimi prishtinas cënoi vullnetin e zgjedhësve sërbë në zgjedhjet e fundit parlamentare. 

Sipas fjalëve të tij, Lista Sërbe arriti fitore të thellë absolute duke fituar të 10 vendet e deputetëve të rezervuar për komunitetin sërb, por që Kurti, sikurse tha, me numra makinacionesh dhe mashtrimesh arriti që Listës Sërbe t’i merrte një vend deputeti duke i’a dhënë atë Nenad Rashiqit i cili nuk është zgjedhur me votat sërbe dhe vetëm për këtë nuk ka absolutisht asnjë lloj legjitimiteti për të përfaqësuar popullin sërb.

Sipas fjalëve të Petkoviqit, heqja e të drejtës së popullit sërb në Kosovë nga regjimi prishtinas ndërmarrë në të gjitha nivelet përmes terrorit dhe keqtrajtimeve të përditshme të sërbëve ka për synim dëbimin final të tyre nga provinca dhe arritja e idesë së Kurtit për K&M etnikisht të pastër.

Në fund të bisedës, drejtori i Zyrës për K&M shprehu veçanërisht mirënjohje për kontributin e Hungarisë në kuadër të misionit të KFOR dhe theksoi se sërbët besojnë tek ushtarët hungarezë, veçanërisht duke pasur parasysh marrëdhëniet e shkëlqyera të nxitura nga presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministri hungarez Viktor Orban.

Petkoviq konkludoi se Beogradi mbetet vazhdimisht i përkushtuar për zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura me Prishtinën përmes bisedimeve dhe i vendosur tek dialogu për të mbrojtur interesat shtetërore dhe kombëtare sërbe.