Petkoviq Mekgarkut: Me arrestimin e Popoviqit, Prishtina rrezikoi dialogun, nga Misioni i OSBE presim mbrojtjen e të drejtave të sërbëve

Petković sa Mekgarkom
Burim: Kosovo Online

Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi dr Petar Petkoviq është takuar me shefin e Misionit të OSBE n Kosovë, ambasadorin Xherard Mekgark, të cilit i paraqiti situatën mjaft destabile politike dhe të sigurisë, e cila u përkeqësua edhe më pas arrestimit të Igor Popoviqit dhe sikurse raportohet, një sërë lëvizjesh eskaluese nga Albin Kurti në dëm të popullit sërb.

Petkoviq bashkëbiseduesit të tij i tha se me arrestimin e Igor Popoviqit ndihmësi në Zyrën për K&M, Prishtina kërcënoi direkt proçesin e normalizimit të marrëdhënieve dhe vetë dialogun që nuk mund të ketë derisa Popoviq ndodhet në burgun e Prishtinës pa asnjë faj.

Popoviq, si avokat i shkëlqyer, mori pjesë aktivshëm në çështje të shumta përmes dialogut dhe me ndalimin e tij, Kurti goditi direkt negociatat që po zhvillohen në Bruksel, shtoi Petkoviq.

“Sërbëve në Kosovë e Metohi, çdo ditë u shkelen të gjitha të drejtat themelore të njeriut ndërsa me arrestimin e Igor Popoviqit, i’u cënua dhe e drejta e lirisë së lëvizjes, mendimit dhe shprehjes dhe shembulli i tij është pamje direkte e mungesës së çdo sundimi të ligjit në Prishtinë. Popoviq kërkoi drejtësi për të gjitha viktimat dhe ndëshkimin e kriminelëve dhe duke e sjellë atë në paraburgim, Prishtina tregoi se nuk ka ndërmend të përballet me të kaluarën e saj kriminale”, tha drejtori Petkoviq.

Ky i fundit nënvizoi se gjithçka që bën Kurti shkon në drejtim të “krijimit të një Kosove e Metohie etnikisht të pastër dhe dëbimin e sërbëve” dhe se siç shtoi ai, pothuajse përditë ndërmerr lëvizje eskaluese që rrisin tensionet dhe shkaktojnë kriza të reja në terren dhe tenton të shmangë detyrimin për të formuar Bashkësinë e Komunave Sërbe.

Beogradi prej Misionit të OSBE pret lëvizje konkrete dhe të dukshme në mbrojtjen e garantuar  të të drejtave të serbëve në Kosovë, por edhe veprime në drejtim të lirimit të Igor Popoviqit, si dhe të të gjithë sërbëve të ndaluar pafajësisht, dhe do të vazhdojë të insistojë tek kjo, bëhet e ditur në njoftimin e Zyrës për Kosovë e Metohi.