Petkoviq: O Europë, kur do t'i lejohet Pantiqit të shikojë familjen
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka thënë se në ditën e pestë qysh kur është arrestuar, Dejan Pantiq ndodhet i burgosur në bazën e Policisë Kosovare në Jarinjë ndërkohë që familja e tij nuk e ka parë asnjë minutë madje as nuk ja ka dëgjuar zërin.
Petkoviq përmes llogarisë së tij në Twiter ka pyetur të dërguarin special të BE për dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës Mirosllav Llajçak, shefin e misionit të OSBE në Kosovë Majkëll Davenport dhe përfaqësuesin e Euleksit se kur do t'i mundësohet pacientit kardiak Pantiq të komunikojë dhe takohet me familjen e tij. pasi siç theksoi kjo është një prej të drejtave themelore të njeriut.
“A e di o Europë sesi duket agonia e familjes Pantiq e cila nuk e di nëse babai, bashkëshorti apo gjyshi është gjallë, a trajtohet me barna të cilat ja kemi dërguar, a po torturohet apo keqtrajtohet në bazën e Kurtit? Në lidhje me këtë përse oficerët nuk lejojnë që ai të vizitohet nga familjarët e tij?" ka pyetur Petkoviq.
Ky i fundit ka shtuar se Kurti po trajton në mënyrë çnjerëzore dhe mohon të drejtat themelore të Dejan Pantiqit.
“Është e qartë se Kurti është gati për gjithçka, madje të shkelë edhe rregullat e veta kur dëshiron të godasë sërbët”, ka përfunduar Petkoviq i cili në postim ka bashkangjitur fotografinë me të cilat dokumentohet qartësisht që i burgosuri nuk mundet ti mohohet e drejta për të kontaktuar me familjen dhe avokatin ndërkohë që është nën terapi mjekësore.
komentet