Petkoviq: Plagët heroike të Galjakut është një tjetër tregues i terrorit të Albin Kurtit
Drejtori i Zyrës për Kosovë e Metohi Petar Petkoviq ka vizituar sot në Qendrën e Urgjencave të QKS të Sërbisë në Beograd, Dragisha Galjakun i cili u plagos nga efektivët e policisë kosovare më 29 maj në Zveçan e me këtë rast, ka thënë se plagët e tij heroike janë tregues më shumë i terrorit të kryeministrit kosovar Albin Kurti.
Petkoviq kujtoi se sot herët në mëngjes dhe presidenti Aleksandar Vuçiq vizitoi Dragisha Galjakun për të cilin tha se është hero sërb i cili u godit me dy plumba pas shpine.
"Dragisha Galjak është mirë, mbahet me trimëri, por i nevojitet ndihmë shtesë nga mjekët tanë në Beograd. Një tregues më shumë i terrorit të Kurtit, janë këto plagë të Dragisha Galjakut i cili po mbahet trimërisht dhe që është njëri prej ne sërbëve që luftojnë për liri dhe dinjitet në Kosovë e Metohi" ka thënë Petkoviq.
Ky i fundit shton se derisa sërbët me qetësi dhe dinjitet mbronin tokën e tyre që “forcat speciale të Kosovës” të mos vendosin për jetën dhe vdekjen e sërbëve në Kosovë, polici kosovar shtiu dy plumba pas shpinës së Dragisha Galjakut për të cilin sot, përveç presidentit Vuçiq, askush nuk flet.
“Kjo është ajo çfarë flet për hipokrizinë e shumë njerëzve kur bëhet fjalë për K&M. Kurti dje doli me një listë të re të njerëzve tanë duke i shënjestruar në ballë vetëm se po mbrojnë pragun e tyre, komunat e tyre, vendin ku kanë lindur dhe ku kanë jetuar të parët e tyre. Duke vizatuar caqe për popullin tonë në Kosovë e Metohi, sërbët e ndershëm, duke i quajtur terroristë, tregon shumë sesa nervoz është dhe pyetja që ngrihet është, se në cilin drejtim do të shkojë më pas” thotë ai.
Petkoviq thekson se është në Beograd për të luftuar për ruajtjen e paqes.
"Do të bëjmë gjithçka mundemi të ruajmë jetët e njerëzve tanë, por ajo çfarë duhet të dini të gjithë ju dhe që presidenti Vuçiq shumë herë e ka thënë, është se Sërbia nuk do të lejojë pogrom dhe progron të popullit të vet në K&M" ka thënë ai.
Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare të Sërbisë Milika Ashanin shprehet se prej ditës së djeshme pas orës 18 nga Klinika e Përgjithshme Spitalore në Mitrovicën e Kosovës, u transportua Dragisha Galjak nën terapi intensive drejt Qendrës Urgjente në Beograd.
Ashanin ka kujtuar se më 29 maj në Zveçan, Galjak ka pësuar lëndime të rënda trupore duke u qëlluar në pjesën e poshtme të shpinës dhe në dorë.
"Në Mitrovicën e Kosovës u operua urgjentisht duke i shpëtuar atij jetën. Për trajtim të mëtejshëm, ai u transferua këtu, ku do t'i nënshtrohet trajtimit serioz ortopedik" tha Ashanin.
Ky i fundit shprehu kënaqësinë e madhe që Petkoviq dhe presidenti Vuçiq vizituan Galjakun. Sipas fjalëve të tij, presidenti Vuçiq pak ka biseduar me Dragisha Galjakun, është siguruar që ai të jetë në gjendje të mirë dhe përveç kësaj, vizitoi dhe tre persona të tjerë të cilët janë ende në Qendrën e Urgjencës pasi janë lënduar në rrethinat e Mlladenovacit dhe Smederevës.
"Ata dukshëm ndodhen në gjendje të mirë, çka presidenti me shumë kënaqësi bisedoi me ta" ka thënë doktor Ashanin.
0 komentet