Petkoviq: Vendimi ndaj Teodosijeviqit për të frikësuar sërbët
Drejtori i Zyrës për Kosovë dhe Metohi Petar Petkoviq ka vlerësuar se vendimi i sotëm dhënë në ngarkim të Ivan Todosijevq, ka qenë i përllogaritur me kujdes prej kohësh në Prishtinë me të vetmin qëllim-të ushtrojnë akoma më shumë presion ndaj sërbëve me qëllim që ata të frikësohen, të qepin gojën dhe që mos të guxojnë të denoncojnë terrorin e Prishtinës.
"Shihet qartë se Kurti në të gjitha mënyrat po tenton të provokojë sërbët përmes një krize të re në terren pasi nuk i’a doli as me armët tytëgjata (armë automatike, mitralozë), as me mjetet e blinduara të shkaktonte një reagim energjik prej popullit tonë! Sërbët nuk vendosën të binin pre e provokimeve të tij ndaj tani ai po sulmon Ivan Todosijevqin pasi e di që cdo sërb në Kosovë dhe Metohi është solidarizuar me të" ka deklaruar Petkoviq.
Ai theksoi se në rastin e Ivan Todosijeviqit janë shkelur disa dispozita të Marrëveshjes së Brukselit, veçanërisht pika 10.
"Kjo pikë shprehet se përbërja e trupit gjykues të Gjykatës së Lartë për rastet të cilat vijnë nga territori ku jetojnë sërbët, shumica e përbërjes së trupit gjykues duhet të jetë sërbe, ndërkohë që në rastin e Teodosijeviq janë shkelur të drejtat themelore demokratike, të drejtat e qytetarëve për lëvizje të lirë dhe të drejtën e shprehjes dhe mendimit” shprehet Petkoviq në Fejsbuk.
komentet