Petriç: Është e nevojshme që të kthehet dinamika në dialog, është në interesin e serbëve në Kosovë

Beograd_240229_Volfgang Petrič
Burim: Kosovo Online

Negociatat mes Kosovës dhe Serbisë kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe në dy vitet e fundit nuk ka pasur progres, prandaj është e nevojshme të rikthehet dinamika e humbur, në interes, para së gjithash, të serbëve në Kosovë, thotë ish i dërguari i Bashkimit Evropian për Kosovën, Volfgang Petriç.

"Gjatë dy viteve të fundit situata nuk është përmirësuar. Në njëfarë mënyre ka humbur një moment dhe dinamikë pozitive. Është e nevojshme të rikthehet ajo dinamikë," tha Petriç për Kosovo online, duke shtuar se është i shqetësuar se negociatat janë duke marrë shumë kohë.

Ai tha se është në interes të serbëve në Kosovë dhe jo vetëm të atyre në veri ku janë shumicë, por edhe në jug që kjo dinamikë t'u kthehet bisedimeve.

“Është e rëndësishme të mendohet se si të përmirësohet jeta e njerëzve dhe shpejt”, nënvizoi Petriç.

I pyetur se sa i rëndësishëm ishte Samiti i mbajtur së fundmi për Ukrainën në Tiranë, ai u përgjigj se ishte shumë e rëndësishme solidarizimi me vendin e sulmuar, por edhe rritja e kontakteve politike.

"Por në të njëjtën kohë, mendoj se është e rëndësishme që Evropa të mos harrojë se hapi i parë në procesin e zgjerimit duhet të bëhet në Ballkanin Perëndimor. Këto prioritete duhet të respektohen", tha diplomati.

Petriç tha gjithashtu se Ukraina mund të përfitojë nga përvoja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, kur lufta të ndalet dhe të merren parasysh negociatat.

Ai theksoi se pjesëmarrja e presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Samitin me Presidentin e Ukrainës Volodimir Zelenski ishte shumë e rëndësishme.

“Vuçiq me këtë dëshmoi se njëanshmëria që i atribuohet nuk qëndron. Kjo ishte hapi i duhur. Pjesëmarrja e tij tregon se ka solidaritet me Ukrainën”, shtoi Petriç.